sport

Kryeqyteti është i kuq, Orges Shehi kundër Tiranës për “hakmarrje”

Jemi zyrtarisht në javën e derbit të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, takim që do të luhet ditën e premten në “Air Albania” duke nisur që nga ora 19:00. Kjo pëballje është e vlefshme për ndeshjen e javës së 24-të, ku skuadrat kërkojnë vetëm fitoren.

Gjithmonë derbet kanë qenë të luftuara, ku spektakli dhe emocionet kanë qenë të pranishme në fushën e lojës edhe në tribuna. I tillë pritet të jetë edhe derbi i ardhshëm, i cili është i 3-ti për skuadrat kryeqytetase në këtë sezon.

Të lidhura

None found

Demat kanë grumbulluar 3 pikë më shumë se Tirana. Partizani mban vendin e 2-të në klasifikim me 37 pikë, ndërsa bardheblutë janë të 4-tët me 34 pikë. Por pavarësisht kësaj statistikat e përballjeve mes tyre anojnë në anën e të kuqve. Derbi që do të luhet të premten është derbi i 173-të që bardheblutë dhe demat do të zhvillojnë mes tyre.

Të kuqtë kanë fituar 71, bardheblutë kanë triumfuar në 47, ndërsa 54 ndeshje kanë përfunduar në barazim. Tirana ka arritur të shënojë 186 gola, ndërsa Partizani ka tundur rrjetën e rivalëve plot 232 herë.

Në këtë përballje orges Shehi do të luajë kundër ish-skuadrës së tij dhe do të kërkojnë fitoren si një mënyrë “hakmarrjeje”. Një duel i veçantë për trajnerin durrsak, i cili do të tentojë të dalë fitimtar ndaj ish-skuadrës së tij dhe të veshë kryeqytetit me ngjyrë të kuqe.

Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është zhvilluar më 30 mars 1947, ku demat triumfuan 8-0. Kjo është fitorja më e thellë në një derbi mes tyre. Ndërkohë më 22 shtator 1985 bardheblutë do të triumfonin 7-3 ndaj të kuqve, duke u kthyer kështu reston. 2 derbet e këtij sezoni janë përsëri në favor të djemve të Shehit që kanë fituar 1 dhe kanë humbur 1. /newsport.al/

të fundit

Navalnaya paralajmëron për afrimin mes regjimeve autoritare dhe së djathtës ekstreme në Evropë

E veja e opozitarit rus Alexei Navalny, Yulia Navalnaya, ka paralajmëruar për rritjen e bashkëpunimit mes regjimeve autoritare dhe partive…

3 minutes ago

Sofia Vergara dhe Dan Reynolds bashkë në darkë: Një foto ngjall aludime për romancë

Aktorja e njohur e serialit “Modern Family”, Sofia Vergara, dhe këngëtari i grupit “Imagine Dragons”, Dan Reynolds, janë fotografuar së…

4 minutes ago

MPB nënshkruan kontratë mbi 2.1 milionë euro për dokumente dhe sisteme, pas negocimit

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nënshkruar kontratë në vlerë mbi 2.1 milionë euro për furnizim me dokumente blanko…

19 minutes ago

Onur Çakici officially takes over as KFOR deputy commander

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, kryesoi ceremoninë e dorëzimit të detyrës për postin e zëvendëskomandantit në selinë e KFOR-it.…

19 minutes ago

Taravari: The time has come for constitutional amendments and further steps toward European integration

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…

20 minutes ago

DNA links Ted Bundy to the murder of Melissa Ann Smith more than 50 years after the crime

Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…

20 minutes ago