sport

Kryefjalë në Turqi/ Ernest Muçi zgjidhet lojtari i muajit, 24-vjeçari thyen rekordin e grekut

Ernest Muçi, po përjeton sezonin më të mirë të karrierës së tij në Turqi, duke u shndërruar në një nga figurat kyçe të Trabzonspor.

I huazuar nga Beshiktash me opsion blerjeje, mesfushori shqiptar jo vetëm që ka rigjetur formën optimale, por ka hapur edhe një kapitull të ri negociatash mes dy klubeve.

Të lidhura

None found

LOJTARI I MUAJIT

Paraqitjet dhe golat e shënuar nga Muçi, kanë sjellë edhe vlerësime dhe ka qenë media prestigjioze turke “HT Spor”, e cila e ka shpallur Ernest Muçi si lojtarin më të mirë të muajit, përforcon edhe më shumë peshën e ndikimit të tij te Trabzonspor. Ky çmim vjen pas formës së shkëlqyer që mesfushori shqiptar po kalon, duke u shndërruar në një nga figurat më të rëndësishme të kampionatit. Përzgjedhja nga një prej platformave më të ndjekura sportive në Turqi jo vetëm që rrit profilin e tij në tregun vendas, por e vendos Muçin në qendër të vëmendjes, në një moment kyç të sezonit.

LOJTARI MË PRODUKTIV NË SKUADËR- 24-vjeçari ka arritur kontributin më të lartë në gol në karrierën e tij, duke regjistruar 13 gola dhe 4 asistime në të gjitha kompeticionet. Me këtë shifër, ai barazoi rekordin e mesfushorit grek Anastasios Bakasetas prej 13 golash në një sezon (2022-23), duke u bërë mesfushori i parë i Trabzonsporit që prek këtë kuotë në vitet e fundit. Në kampionat, Muçi ka realizuar 10 gola në Super Lig, duke shënuar dy herë ndaj Bashakshehir dhe Gooztepe, si dhe nga një gol kundër Koniaspor, Beshiktash, Gençlerbirlixhi, Kocaelispor, Samsunspor dhe Fenerbahçe. Në Kupë, ai shtoi edhe 3 gola të tjerë, duke treguar vazhdimësi në të dy kompeticionet.

Përtej golave, Muçi ka dhënë edhe 4 asistime, duke e çuar totalin e kontributit direkt në 17 gola. Veçanërisht domethënëse është efikasiteti i tij nga distanca: tre prej golave kanë ardhur nga jashtë zone, ndërsa goli i vetëm i skuadrës nga goditja e dënimit këtë sezon mban firmën e tij. Me 1164 minuta në 18 paraqitje kampionati ku 13 sfida i ka nisur si titullar, Muçi është shndërruar në motorin kreativ të mesfushës.

MERKATOJA- Forma e tij aktuale përbën një ndryshim të madh krahasuar me periudhën e vështirë te Beshiktashi. Në 10 ndeshjet e fundit të kampionatit, Muçi ka realizuar 10 gola dhe 2 asistime, një statistikë kjo që e vendos mes lojtarëve më vendimtarë të fazës së dytë të sezonit. Ky shpërthim ka ndryshuar edhe dinamikën mes dy klubeve. Trabzonspor pagoi 1 milion euro për huazimin sezonal, ndërsa opsioni i blerjes është i fiksuar në 8.5 milionë euro. Drejtuesit e klubit nga Trabzoni raportohet se po shqyrtojnë mundësinë e rinegocimit të kësaj shume, duke argumentuar se marrëveshja fillestare është arritur në rrethana të ndryshme sportive. Nga ana tjetër, Beshiktashi nuk duket i gatshëm të bëjë lëshime.

Kontrata e Muçit me klubin e Stambollit është e vlefshme deri më 30 qershor 2027, çka i jep atyre një pozicion të fortë negociues. Duke marrë parasysh rritjen e vlerës së tij në treg dhe moshën relativisht të re, klubi bardhezi e konsideron çmimin aktual të arsyeshëm. Megjithatë, një tjetër frikë që ka Beshiktashi, është fakti se në janarin e ardhshëm ai hyn në 6 muajt e fundit të kontratës dhe mund të nënshkruajë parakontratë me klube të tjera, çka do të ishte një goditje e madhe financiare, duke ditur se janë paguar 10 milionë euro.

KLASIFIKIMI- Pas sulmuesit Paul Onuachu, i cili kryeson listën e golashënuesve të ekipit me 17 gola, Muçi është shndërruar në realizuesin e dytë më të mirë të Trabzonsporit. Forma e tij aktuale nuk është më thjesht një seri e mirë ndeshjesh, por një sinjal i qartë i maturimit sportiv. Vendimi që do të merret në verë për të ardhmen e tij do të ndikojë jo vetëm në trajektoren personale të futbollistit shqiptar, por edhe në projektin e Trabzonsporit.

Aktualisht, të gjitha treguesit flasin për një lojtar që ka hyrë në fazën më produktive të karrierës së tij dhe që ka rikthyer emrin e tij në qendër të vëmendjes së futbollit turk. Nëse Trabzonspori blen kartonin e Muçit, nuk mbetet e sigurt pjesa nëse Muçi do të kontribuojë për ta edhe sezonin e ardhshëm apo do të largohet menjëherë për t’u shitur në ndonjë skuadër tjetër.

 

të fundit

Manzambi në qendër të vëmendjes pas paraqitjeve me Zvicrën, Newcastle interesohet për mesfushorin

Johan Manzambi ka shpërthyer në Kupën e Botës 2026 me përfaqësuesen e Zvicrës, duke shënuar 3 gola dhe duke u…

12 minutes ago

Jordan Henderson vendos rekord me Anglinë pas vetëm pak minutash në fushë

Veterani i Brentfordit, Jordan Henderson, bëri një paraqitje surprizë nga stoli në minutat e fundit të fitores 2-0 të Anglisë…

1 hour ago

Infantino në qendër të kritikave për udhëtimet ajrore: 27 fluturime private për 24 ndeshje në Botërorin 2026

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka marrë pjesë në 24 ndeshje brenda pak më shumë se dy javësh gjatë Kupës…

1 hour ago

“At the end of the day, everything we do, we do for ourselves” — is kindness increasingly being tied to self-interest? (VIDEO)

Mirësia në ditët e sotme po bëhet edhe për interes. Në emisionin “Shoqet”, Mbresa Hajrullahu tha se kjo ndodh për…

1 hour ago

“Në fund të ditës, çdo gjë që bëjmë e bëjmë për veten”, a po lidhet mirësia gjithnjë e më shumë me interesin? (VIDEO)

Mirësia në ditët e sotme po bëhet edhe për interes. Në emisionin “Shoqet”, Mbresa Hajrullahu tha se kjo ndodh për…

2 hours ago

Pregnancy through IVF, Xheneta reacts harshly to Xhuli Nura: You were wrong, you can never replace a father’s presence

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova dhe modelja e njohur, Xhuli Nura, po bëhet nënë për herë të parë. Ajo…

2 hours ago