Pas performancës fantastike në dy Kupat e Botës, Kroacia shkruan një tjetër faqe në historinë e futbollit. Ballkanasit ‘thyen’ Holandën 4-2 pas 120 minutash, për të prekur finalen e Ligës së Kombeve.
Sfida e zhvilluar në Roterdam nisi me ritëm të lartë nga ana e Holandës, teksa skuadra e Daliç ishte më e ashpër, duke neutralizuar me faull rivalët. Tulipanët gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, me anë të Malen. Lojtari i Dortmund u gjend i pambuluar në zonë dhe me një diagonale kaloi në epërsi vendasit. Kroacia e gjeti forcën për të reaguar në pjesën e dytë.
Kramariç përktheu në gol një penallti në minutën e 54. Përmbysja mbërriti me anë të Pasaliç, i cili me një penallti në lëvizje kaloi në avantazh kroatët. Gjithsesi festivali i golave në 90 minuta nuk kishte përfunduar, me Lang që shënoi në limitet e kohës shtesë për ta dërguar sfidën në shtesa.
Aty kroatët ishin më cinikë, me Petkoviç që shënoi për 3-2, ndërsa vulën ia vendosi Luka Modric me golin e 4-2. Mesfushori ishte fantastik, duke udhëhequr kombëtaren drejt finales dhe marrë lëvdatat nga trajneri Daliç.
“Zoti na ndihmoftë, por shpresojmë ta mbyllim këtë garë me medaljen e artë. Të fitosh kundër Holandës në stadiumin e tyre, ku nuk kanë humbur në 20 vite, tregon se Kroacia ka luajtur shumë mirë. Modriç është ai që do na ndihmojë për të fituar trofeun, më pas të vendos për të ardhmen e tij”.
Finalja e Ligës së Kombeve do luhet të dielën në orën 20:45.
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar u shpreh sot sezhvillimi dhe menaxhimi i kompetencave digjitale në arsimin parauniversitar është një nga…
Fundjava e parë e shtatorit ka sjellë sërish trafik të rënduar në Shëngjin dhe Lezhë, pasi pushuesit po kthehen nga…
Më shumë se 15.000 persona janë mbledhur këtë fundjavë në Teatrin Armani në Milano, për t’i dhënë lamtumirën e fundit…
Fenomeni i “Hënës së përgjakur” “pushtoi” mbrëmjen e sotme, edhe qiellin e Shqipërisë, duke ofruar një spektakël të rrallë për…
Nesër nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin, ku rreth 345 mijë nxënës do të ulen në bankat…
Në një ceremoni solemne të kryesuar nga Papa Leoni në Vatikan, Carlo Acutis, një djalë i lindur në Londër dhe…