sport

Kritikat ndaj Asllanit, trajneri i Interit i del në mbrojtje yllit të Kombëtares

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, mendon se futbollisti shqiptar Kristjan Asllani dhe Marko Arnautoviç nuk janë të vetmit futbollistë që duhen fajësuar për paraqitjen jo të mirë të zikaltërve në transfertën kundër Real Sociedad në sfidën e Ligës së Kampioneve.

Dy lojtarët e nisën për herë të parë si titullarë në këtë sezon, por Interi ishte larg performanës së zakonshme në fushë.

Në konferencë për shtyp pas takimit, Inzaghi tha:

“I kisha parashikuar vështirësitë ndaj një kundërshtari të denjë. Ishim mirë sepse për një orë vuajtëm por mbetëm në lojë dhe në fund, pasi barazuam, ne donim ta fitonim ndeshjen. Është gjithmonë e lehtë të flasësh pas ndeshjes. Kam ndryshuar katër lojtarë sepse ishim të lodhur, edhe për shkak të kombëtareve.”

I pyetur nëse priste më shumë nga Asllani dhe Arnautoviç, Inzaghi tha se: “Do të bëja sërish zgjedhjet e fillimit. Unë mendoj se nuk mund të ndalemi në disa elementë, i gjithë Interi duhet të kishte bërë më mirë, duke përfshirë edhe mua. Kemi nevojë për të gjithë. Në pjesën e parë vuajtëm të gjithë, jo vetëm ndryshimet që kisha bërë. Sommer na ndihmoi të qëndronim në lojë dhe më pas të kesh Lautaron përpara është gjithmonë ndihmë. Unë kam një skuadër të gjatë dhe cilësore që duhet të përpiqem ta shfrytëzoj, të gjithë që u futën bënë shumë mirë. Real Sociedad ishte një kundërshtar i shkëlqyer, bëri më mirë se ne. Në fund ndjenjat ishin pozitive”.

Rrugëtimi i Interit në Ligën e Kampioneve nisi me një barazim 1-1 në shtëpinë e Sociedadit.

Spanjollët kaluan në avantazh në minutën e 4-të falë Mendez. Tri minuta nga fundi i kohës së rregullt, Lautaro realizoi golin e barazimit, duke shkëputur ekipin nga humbja.

të fundit

Pas kërkesës nga KLGJ, Prokuroria e Përgjithshme përfundon verifikimin e pasurisë së gjyqtares Irena Gjoka

Prokuroria e Përgjithshme, ka përfunduar procesin e verifikimit të thelluar të deklarimeve të bëra nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila…

23 minutes ago

Elvis Roshi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

Ditën e sotme, ish- kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Roshi është tashmë zyrtarisht i…

38 minutes ago

Tërmet në Greqi, ja epiqendra dhe magnituda

Një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter u regjistrua mëngjesin e së martës, më 20 janar, në rajonin…

59 minutes ago

Destinacion surprizë për Kristjan Asllanin, dalin detajet e reja me pagën dhe shifrat që po negocion Interi

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, vazhdon të lidhet ngushtë në Turqi me një transferim te Beshiktashi. Asllani tregohet si…

1 hour ago

Sherr mes drejtuesve të mjeteve në aksin Mamurras-Krujë, vritet njëri prej tyre (EMRAT)

Rreth orës 01:00 të natës, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Krujë–Mamurras, ku një konflikt mes dy…

2 hours ago

I ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, ndërron jetë i dënuari me 10 vite burg (EMRI)

Mëngjesin e sotëm rreth orës 04:35, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka ndërruar jetë i dënuari i sigurisë së…

2 hours ago