sport

Kristjan Asllani rikthehet tek Interi, zikaltërit i ulin çmimin mesfushorit të Kombëtares shqiptare

Kristjan Asllani, është rikthyer në Itali dhe është pjesë e Interit tashmë duke qenë se Beshiktashi nuk e ka ushtruar të drejtën për të blerë kartonin e tij.

Mediat italiane, janë të bindura se e ardhmja e mesfushorit shqiptar është larg Milanos dhe se vera do të jetë e nxehtë për të, në kërkim të një skuadre tjetër që mund të blejë përfundimisht kartonin e mesfushorit nga Elbasani.

Të lidhura

None found

Viti i fundit ka qenë padyshim një nga sezonet më zhgënjyese për Asllanin, duke qenë se dy herë u largua nga skuadrat e tij si i padëshiruar, duke mos e përfshirë Interin në këtë listë.

Asllani firmosi në verë me Torinon dhe nisi duke bindur në ndeshjet e para, por në janar mesfsuhori nuk ishte më në planet e klubit.

E njëjta situatë u përsërit edhe në Stamboll megjithëse në mediat turke, raportohej se nuk kishte probleme teknike por shuma prej 11.5 milionë eurosh, ishte e lartë për Beshiktashin dhe prandaj u vendos që të mos blihej kartoni i tij në fund të sezonit.

Tashmë, te Interi janë të bindur se Asllani nuk mund të shitet për një vlerë të tillë dhe mediat italiane raportojnë se do të ketë një ulje çmimi për të.

Zikaltërit janë të gatshëm që heqin dorë nga lojtari shqiptar edhe për rreth 10 milionë euro, shumë kjo që mund të përdoret në merkaton e verës për të tjerë lojtarë. Tashmë mbetet vetëm të shihet se si do të përfundojë “telenovela” Asllani në Itali.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

3 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

4 hours ago