Ylli i futbollit Kristiano Ronaldo, vazhdon të mahnisë dhe jo vetëm në fushë për Al-Nasr në Arabinë Saudite (ku shënoi një gol mahnitës në fundjavë), por edhe me aftësitë e tij fizike që sfidojnë moshën.
Sipas të dhënave të publikuara nga Whoop, një kompani e specializuar, mosha fiziologjike e yllit portugez është vetëm 28.7 vjeç, plot 12 vite më i ri se ditëlindja e ij e 40-të.
None found
Kompania amerikane analizoi nëntë parametra që lidhen me gjumin, aktivitetin fizik dhe gjendjen e përgjithshme fizike, cilësinë e gjumit, intensitetin e stërvitjes, zonat e rrahjeve të zemrës dhe përbërjen e trupit.
Rezultatet zbulojnë se trupi i CR7 është “optimizuar për gjumë, rikuperim, performancë dhe jetëgjatësi”.
Me rëndësi të veçantë është HOMA-IR, një indeks që mat efikasitetin e insulinës në prodhimin e energjisë.
Ronaldo demonstron kontroll të jashtëzakonshëm metabolik, të aftë për të ushqyer muskujt, për të stabilizuar energjinë dhe për të rritur jetëgjatësinë.
Nivelet e hemoglobinës tregojnë gjithashtu qëndrueshmëri të jashtëzakonshme dhe kapacitet superior aerobik, të ruajtur edhe gjatë momenteve më intensive të ndeshjeve.
Besnik ndaj reputacionit të tij si perfeksionist që përpiqet gjithmonë për performancë maksimale, Kristiano tha me shaka për rezultatet në X : “Të dhënat nuk gënjejnë”.
Teknologjia e Whoop Advanced Labs, nxjerr në pah se si fenomeni portugez arrin të kombinojë stërvitjen, rikuperimin dhe menaxhimin metabolik në nivele që pak atletë në botë mund t’i arrijnë.
Qytetarët do të mblidhen sërish sot në kryeqytet për të shënuar ditën e 118-të me radhë të protestës kundër qeverisë…
Në një reagim në rrjete sociale, ish ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, ka reaguar për skandalin që ka përfshirë ish…
Arabia Saudite ka rritur gatishmërinë pas sulmeve të rebelëve Huthi nga Jemeni, ndërsa Riadi ka aktivizuar bashkëpunimin trepalësh në fushën…
Gazetarët e CNN dhe MS NOW u penguan të mbulonin mbërritjen e të ftuarve në darkën shtetërore të organizuar nga…
Një ngjarje e rëndë po hetohet nga autoritetet braziliane në Manaus, ku një grua transgjinore 31-vjeçare, Aurora Naomi La Fay,…
Mëngjesin e 22 shtatorit, forcat e Policisë së Shtetit zbarkuan për kontroll në një kompleks vilash të fortifikuara në periferi…