Categories: sport

Kristian Prenga pas përballjes me Anthony Joshuan: Nuk luftoj për para, por për tifozët dhe Shqipërinë

Pas duelit me Anthony Joshuan, Kristian Prenga ka rrëfyer për “Boxing King Media” strategjinë me të cilën hyri në ring. Përballja u mbyll në raundin e dytë, kur Joshua siguroi fitoren me knock-out.

Të lidhura

None found

Boksieri nga Mirdita shpjegoi se synonte ta niste ndeshjen me ritëm të lartë dhe besonte se mund ta rrëzonte kundërshtarin pikërisht në raundin e dytë. Megjithatë, skenari i parashikuar prej tij nuk u realizua. Prenga tha se nuk e dinte planin e Joshuas dhe shtoi se tani do të presë për të parë se çfarë do të thonë njerëzit për fuqinë e tij.

Prenga theksoi se paratë nuk janë motivimi i tij, pasi mund t’i fitojë ato. Sipas tij, ai ngjitet në ring për tifozët, skuadrën dhe Shqipërinë. Edhe pse e di se të gjithë janë krenarë, vetë boksieri nuk e sheh kështu, sepse mendon se duhej të fitonte për t’i bërë krenarë të gjithë.

Duke folur për Joshuan, ai u shpreh mirënjohës që pati mundësinë të ndante ringun me të dhe e uroi për triumfin. Prenga i dëshiroi fat AJ-së në rast se do të përballet me Furyn, ndërsa parashikoi se Joshua do ta fitojë atë duel me knock-out.

të fundit

Përplasje mes Bejtës dhe Nichit për shkak të Kledjas në Big Brother VIP Kosova 5

Dy banorët e Big Brother VIP Kosova 5, Nichi dhe Bejta kanë zhvilluar debat të nxehtë lidhur me Kledjan. Gjithçka…

39 seconds ago

Fati në duart e Likit, Arlinda hap kartën – kush e prish heshtjen brenda 60 minutave dërgohet direkt në nominim

Dinamikat e lojës në Big Brother VIP Kosova 5 po ndryshojnë çdo ditë, teksa banorët po hapin karta të cilat…

55 seconds ago

Besi zbulon se cilët po interpretojnë më mirë brenda shtëpisë së BBVK

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Besi, ka komentuar lojën dhe sjelljen e banorëve të këtij edicioni, gjatë një interviste…

1 minute ago

Besi rrëfen rrugëtimin e IVF-së me Valirën: Trajtimet u bënë të mundura si dhuratë nga Big Brother VIP Kosova

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Besi, ka ndarë lajmin e bukur në Prime-n e kaluar se së bashku me…

1 minute ago

Foshnja 2-ditëshe humb një pjesë të gishtit në Gjinekologjinë e Shkupit gjatë heqjes së infuzionit, flasin prindi dhe spitali

Një incident ka ndodhur në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup, ku një foshnje dy ditëshe i është prerë…

2 minutes ago

Kallëzim penal ndaj një punonjësi të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, i akuzuar për marrje ryshfeti prej 500 euro

Njësia për Luftimin e Korrupsionit pranë Departamentit për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të rëndë, në Prokurorinë Themelore Publike…

3 minutes ago