Kristi Qarri nuk ka pësuar gol në 4 ndeshjet e fundit me Vllazninë. Pak më shumë se 360 minuta me rrjetën e paprekur, që i kanë dhënë dhe Vllaznisë fitore shumë të vlefshme. Shkodranët ndodhen aktualisht në pozitën e tretë, me vetëm 3 pikë më pak se Partizani.
Ndeshja e radhës është pikërisht kundër të kuqve. Me Partizanin nuk kthehen kujtime të bukura. Kjo pasi sfida e fundit u mbyll me humbjen 4 me 1 në “Arenën e Demave”.
Qarri ishte titullar për kuqeblutë. Sfida me Partizanin luhet më 28 janar në “Loro Boriçi”. Morali është shumë i lartë te Vllaznia, që po bën gjithçka mirë në fushën e lojës. Përballë kampionëve në fuqi duhet mposhtur “frika” e krijuar në përballjen e fundit. /newsport.al/
Kryetarët e bashkive anëtare të Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40, shprehin shqetësimin e tyre të thellë për paraburgimin pa…
Në orët e para të mëngjesit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi paketën e ndryshimeve në Kodin Penal, si dhe një sërë…
Shtëpia e “Big Brother” është “pushtuar” nga dashuria. Partneri i Gretës Ono, pasi takoi motrën e tij Selin, kishte përgatitur…
Këtë të mërkurë, Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit, do të mblidhet pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese për çështjen “Balluku”,…
Shqiptarët po martohet gjithnjë e më pak dhe po ndahen gjithnjë e më shumë. Shifrat më të fundit të INSTAT,…
Sot, 28 janar 2026, dollari amerikan, blihet me 80.5 lekë dhe shitet me 81.8 lekë. Euro, blihet me 96.3 lekë…