Categories: sport

Kreu i PSG-së hyn vetë në negociata për yllin e ri të RB Leipzig

Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG-së, ka marrë vetë përsipër bisedimet me RB Leipzig për transferimin e talentit Yan Diomande.

Të lidhura

None found

Raportimet bëjnë të ditur se ai ka zhvilluar kontakte të drejtpërdrejta dhe zyrtare me drejtuesit e klubit gjerman, me synimin për të mbyllur një nga lëvizjet më të rëndësishme të kësaj vere.

Në kampin e Leipzigut, negociatat po drejtohen nga Oliver Mintzlaff, ish-drejtori ekzekutiv i klubit, i cili tani ushtron detyrën e kryetarit të Bordit Mbikëqyrës.

Bëhet e ditur se raporti shumë i mirë mes Al-Khelaifit dhe Mintzlaff i ka dhënë klubit parisien bindje të madhe se një ujdi për vlerën e transferimit mund të arrihet shpejt.

Megjithatë, RB Leipzig nuk synon ta lëshojë lehtësisht një nga talentet më të spikatura të futbollit evropian.

Më herët, skuadra gjermane kishte refuzuar një ofertë prej 100 milionë eurosh nga Liverpooli për anësorin 19-vjeçar nga Bregu i Fildishtë.

Ndërkohë, sipas raportimeve, Diomande e sheh mjaft pozitivisht mundësinë e një kalimi te Paris Saint-Germain gjatë kësaj vere, pasi kërkon të hedhë hapin e radhës në karrierën e tij.

Sezoni i tij i parë në Bundesliga ishte shumë mbresëlënës, teksa shënoi 12 gola në kampionat dhe tërhoqi interesimin e klubeve më të mëdha në Evropë.

të fundit

Hetime për Spiropalin, bashkëshortin, vëllain dhe dy kunatat!/ Lala shpjegon hetimet që mund të fundosin Elisa Spiropalin

Gazetarja Klodiana Lala, ka shpjeguar në emisionin Të Paekspozuarit në Vizion Plus, hetimet e SPAK të cilat mund të fundosin…

2 minutes ago

Tripletë nga Cristian Shpendi, ylli i Kombëtares shkëlqen në suksesin me “5 yje” të Cesenës

Cristian ShpendiTre gola të cilat e çojnë në kuotën e 12-tëve sezonalë [...]Read More...

6 minutes ago

Rikuperimi i plotë i yllit të PSG-së mund të zgjasë deri në tre vjet

Desire Doue do të përballet me një periudhë të gjatë rikuperimi pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar anterior në gjurin…

13 minutes ago

Evisa Pacolli përfaqëson Kosovën në finalen e 75-të të Miss Universe në Porto Riko

Evisa Pacolli përfaqëson Kosovën në edicionin e 75-të të Miss Universe, finalja e të cilit mbahet më 24 nëntor në…

21 minutes ago

Shpendi nuk ndalet, sulmuesi i kombëtares shqiptare realizon golin e 9-të sezonal

Cristian ShpendiCristian Shpendi ka gjetur golin e 9-të sezonal, në sfidën që po luhet në këto momente mes Cesenës dhe…

25 minutes ago

Environment state report 2025 reviewed in committee, Pajaziti: priorities remain air, waste and natural resources

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Pajaziti, ka bërë të ditur se Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim…

29 minutes ago