Pas ndeshjes me Irlandën, Kreshnik Hajrizi ka dalë me një reagim emocional, duke marrë mbi vete përgjegjësinë për kartonin e kuq që la Kosovën me dhjetë lojtarë në një fazë kyçe të takimit.
Mbrojtësi i përfaqësueses kosovare nuk i fshehu ndjenjat e tij pas humbjes 3-0 në Dublin, duke pranuar gabimin dhe duke u kërkuar falje publike tifozëve, shokëve të skuadrës dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.
None found
Në një postim në platformat sociale, Hajrizi e përshkroi këtë si një nga çastet më të rënda që ka kaluar në karrierën e tij futbollistike, duke theksuar se veprimi i tij solli pasoja të mëdha.
“Është tejet e rëndë ta jetosh këtë moment, padyshim ndër më të dhimbshmit në rrugëtimin tim profesional”.
“Sot po përjetoj një zhgënjim të thellë dhe një trishtim të madh. Bëra një gabim që pati efekt shkatërrues dhe që plagosi një shtet të tërë, një popull të tërë. E kam plotësisht të qartë peshën e përgjegjësisë që mbaj dhe dua të kërkoj ndjesë me gjithë shpirt”.
“U kërkoj falje të gjithë tifozëve Dardanë që ishin në stadium, atyre që brohoritën, besuan dhe e përkrahën skuadrën tonë, si edhe çdo njeriu që e mban Kosovën në zemër”.
“Gjithashtu, dua t’u kërkoj ndjesë bashkëlojtarëve të mi. Ju falënderoj të gjithëve që vazhdoni të na qëndroni pranë, edhe në çastet më të errëta. Forca Kosovë!”.
“Ndihem me dashuri dhe respekt të thellë për këtë fanellë dhe për mbarë kombin tonë”, shkroi Hajrizi.
Mbrojtësi kosovar mori kartonin e kuq në pjesën e parë të duelit me Irlandën, pasi preku topin me dorë në vijën fatale. Pas këtij momenti, irlandezët fituan një penallti dhe shënuan edhe dy gola të tjerë, duke e mbyllur sfidën me rezultatin 3-0.
Emri i spanjollit Pep Guardiola, ish-trajneri i Manchester City, po jehon sërish fuqishëm në tregun e trajnerëve, pasi klubet saudite…
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar konfiskimin e pasurive me vlerë 9.1 milionë euro, të cilat dyshohet se lidhen me…
Këtë të mërkurë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend për projektbuxhetin e vitit 2027,…
Një nga lançimet më të shumëpritura të lojërave elektronike në histori është tashmë vetëm pak orë larg, pasi Grand Theft…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Fëllanza Podrimjen në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka deklaruar se ende nuk ka informacione se si do të…