Rei Manaj është larguar nga Barcelona, me një ëndërr të bërë realitet.
Sulmuesi shqiptar është transferuar ditën e sotme në radhët e Specias, por eksperiencën e tij me katalanasit nuk ka për ta harruar përgjatë gjithë jetës së tij.
Lojtari 24-vjeçar ndahet me fjalë zemre me Barcelonën, teksa përdor rrjetin e tij social në “Instagram” për të shprehur falenderimet e tij të sinqerta për të gjithë, duke nisur nga tifozët e duke përfunduar te punonjësit e thjeshtë të klubit spanjoll.
“Përshëndetje të gjithëve, cules! Së pari dua të falenderoj të gjithë tifozerinë e Barcelonës. Ndihem krenar të kem qenë pjesë e kësaj familjeje të madhe, që do ta mbaj gjithnjë në zemrën time. Vlerësoj të gjithë shokët e mi të ekipit per trajtimin që gjithmonë më kanë bërë, e njëjta gjë edhe për trajnerët, anëtarët e stafit dhe të gjithë punonjësit e klubit më të madh të botës. Gjithmonë do të jeni në zemrën time”, shkruan Rei Manaj.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa”, ku rreth orës 19:15, brenda një automjeti…
Gazetarja Klodiana Lala komentoi zhdukjen e Eraldo Muçit, një i ri nga Memaliaj, i cili dyshohet se ishte duke udhëtuar…
Franca dhe Kaledonia e Re njoftuan arritjen e një marrëveshjeje historike, sipas së cilës territori përtej detit do të mbetet…
Një shpërthim bombule gazi ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:55 në lagjen “Partizani” në Shkodër. Si pasojë e…
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në mesazhin e tij për “X” mbi tarifat tregtare, shpreh mbështetjen e tij për…
Anita Haradiaj ka rrëfyer për njohjen e saj me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, tashmë të martuar prej shumë vitesh…