Categories: sport

Kosovë U21 – Finlandë U21, publikohen formacionet zyrtare për sfidën e fundit kualifikuese

Kosova U21 synon ta përfundojë me një rezultat pozitiv fushatën kualifikuese për Kampionatin Evropian, i cili do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi, ndërsa përballë do të ketë Finlandën U21.

Të lidhura

None found

Ekipi finlandez shihet si favorit në këtë ndeshje, pasi garon për vendin e parë dhe shpreson që Spanja të lëshojë pikë, në mënyrë që të sigurojë kualifikimin e drejtpërdrejtë.

Trajneri Hekuran Kryeziu ka ndryshuar disa prej titullarëve në krahasim me takimin kundër Qipros. Për këtë përballje, ai ka zgjedhur skemën 4-1-4-1.

Formacioni i Kosovës U21: Seji; Parduzi, Shala, Lleshi, Sahitaj; Ademi; Xhylani, Jashari, Zeqiri, Sadriu; Gashi.

Formacioni i Finlandës U21: Jantunen; Ylitova, Lotjonen, Kangasniemi, Galvez; Hyrylainen, Siltanen; Soderback, Mentu, Korkko; Moller.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe do të nisë në orën 19:00. Tifozët do të kenë mundësi ta ndjekin falas përballjen dhe të mbështesin “Dardanët” e rinj.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

4 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

4 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

4 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

4 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

4 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

4 hours ago