Categories: sport

Kosova përballet me Austrinë në raundin e parë të “play-off”-it për Botërorin 2027

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka kuptuar rivalin që do ta ketë përballë në fazën e parë të “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2027, turne që do të mbahet në Brazil.

Në këtë etapë të rëndësishme, “Dardanet” do të matin forcat me Austrinë, në një përballje që mund të përcaktojë vazhdimin e ëndrrës për një paraqitje historike në Botëror.

Të lidhura

None found

Takimi i parë është caktuar për 7 tetor, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 13 tetor.

Në rast se arrijnë të kalojnë Austrinë, futbollistet e Kosovës do të sigurojnë kualifikimin në raundin e dytë të plejofit, ku i pret fituesi i duelit ndërmjet Izraelit dhe Zvicrës.

Ndeshjet e kësaj faze janë parashikuar të zhvillohen më 26 nëntor dhe 5 dhjetor.

Kosova e preku “play-off”-in falë paraqitjeve shumë të mira në Ligën C të Ligës së Kombeve.

“Dardanet” e përfunduan Grupin 2 në krye me 15 pikë, po aq sa kishte edhe Kroacia, por me goldallim më të favorshëm.

Ky sukses i solli Kosovës jo vetëm një vend në “play-off”-in e Botërorit, por edhe ngjitjen në Ligën B, duke e vazhduar rritjen e saj në skenën ndërkombëtare.

Tashmë, për futbollistet kosovare vjen prova e madhe kundër Austrisë, me synimin për të hedhur edhe një hap drejt kualifikimit historik në Kupën e Botës 2027.

të fundit

Horoskopi 9 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…

7 hours ago

Kamberi announces the Albanian coalition’s victory: 10 seats on the National Council

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…

7 hours ago

More than 200,000 people protest in Amsterdam against Israel, demanding an end to arms sales

Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…

7 hours ago

Disturbing discovery in Athens: Woman’s body found inside an abandoned suitcase; here’s what investigators suspect

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…

7 hours ago

There is no excuse for my actions”/ Nvidia CEO admits affair with Chinese woman as company launches investigation into espionage suspicions

Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…

7 hours ago

Fermín López shënon dy herë në derbi, por nuk e sheh veten rival të Raphinhas për Pichichin

Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…

7 hours ago