Kombëtarja e Kosovës në futsall i ka mësuar rivalët që do të ketë përballë në fazën Main Round të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës FIFA 2028.
Shorti i organizuar nga UEFA e ka vendosur Kosovën në Grupin 10, ku bëjnë pjesë edhe Italia dhe Gjeorgjia.
None found
“Dardanët” do të synojnë t’i vazhdojnë paraqitjet e mira dhe të garojnë për sigurimin e një vendi në fazën tjetër të këtij kompeticioni.
Arritja në Main Round erdhi pasi Kosova kaloi me sukses fazën paraprake të kualifikimeve, duke konfirmuar një ecuri të qëndrueshme në skenën ndërkombëtare të futsallit.
Sipas skemës së UEFA-s, 36 përfaqësuese janë të ndara në 12 grupe me nga tri ekipe secili. Vendet e para të grupeve, së bashku me katër vendet e dyta më të mira, do të avancojnë drejtpërdrejt në Elite Round, ndërsa tetë kombëtaret e tjera që përfundojnë të dytat do të luajnë në play-off.
Ndeshjet e Main Round janë paraparë të zhvillohen nga tetori 2026 deri në mars 2027.
Jeep dhe Marvel Studios kanë prezantuar fushatën e re reklamuese “A Jeep 4x4 for Any Universe”, duke bashkuar botën e…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar për përgatitjen e një sulmi të ri rus ndaj Ukrainës, i cili mund të…
Elon Musk ka konfirmuar se Tesla planifikon të reduktojë prodhimin e Cybertruck në Gigafactory Texas rreth mesit të vitit 2027,…
John D. “Jay” Rockefeller IV, ish-guvernator i Virxhinias Perëndimore dhe senator amerikan për 30 vite, është ndarë nga jeta në…
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se emigrantët myslimanë që nuk pranojnë përgjegjësinë historike të Gjermanisë për Holokaustin nuk kanë…
Një 36-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë nga një armë zjarri mbrëmjen e së premtes në zonën e Kolonos, në Athinë.…