sport

Kosova me tregolëshin e Muriqit kalon në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore të madhe në ndeshjen e dytë ndaj Islandës, në kuadër të play-offit për Ligën B të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” kanë siguruar kalimin në Ligën B të këtij kompeticioni, pasi e mposhti Islandën 5-2 në dy ndeshje.

Ndeshjen e parë, Kosova e kishte fituar 2-1 në Prishtinë, derisa të dytën e fitoi 3-1 sonte në Spanjë.

Ishte Vedat Muriqi, lojtari më i mirë i ndeshjes, i cili me tregolëshin e tij siguroi fitoren e Kosovës.

Fillimisht, golin e parë në ndeshje e shënoi Islanda me anë të Oskarsson në minutën e dytë të ndeshjes pas një hutie në mbrojtjen e Kosovës.

Muriqi pastaj shënoi dy gola për 10 minuta, në minutën e 36-të dhe të 47-të të pjesës së parë.

I njëjti golashënues ishte edhe në golin e tretë, në minutën e 79-të, për të siguruar fitoren e madhe të Kosovës në Spanjë.

Nga edicioni i ardhshëm i Ligës së Kombeve, Kosova do të luajë në Ligën B.

Herën e kaluar kishte konkurruar në Ligën C, duke dalë e dyta në një grup me Rumaninë, Lituaninë e Qipron.

Ndeshjen e ardhshme, Kosova do ta luajë në qershor, në kuadër të miqësores ndaj Armenisë./GazetaExpress/

Tags: kosova

të fundit

Nuk u zgjodh deputet më 11 maj, Kreshnik Çollaku “ikën” nga Shqipëria, i bashkohet ekipit të Vjosa Osmanit. Ja detyra që i besohet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka njoftuar se pas largimit nga Parlamenti i Shqipërisë do të nisë një kapitull…

1 hour ago

AFGANISTAN – 900 të vdekur dhe 3 000 të plagosur pas tërmetit shkatërrues

Tërmeti me magnitudë 6.0 ballë që goditi Afganistanin lindor ka lënë të paktën 900 të vdekur dhe 3 000 të…

2 hours ago

SKANDAL NË BERAT/ Ish-kreu i SHISH dhe djali i tij nën akuzë për 3 vepra penale, nga nxjerrja e sekretit shtetëror tek…

Ish-kreu i SHISH-it, Aleksandër Shulla dhe djali i tij janë vënë zyrtarisht nën akuzë për 3 vepra penale nga Prokuroria…

3 hours ago

ALARM NË BERAT/ Fëmijët preken nga çrregullime gastro-intensinale, 10-15 shtrime në spital çdo ditë nga vorozat

Dy javët e fundit, Reparti i Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit,ka qenë i tejmbushur me fëmijë,të prekur nga virozat,…

3 hours ago

Kryeministri kroat nga forumi në Slloveni: Serbia është në prag të luftës civile

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, paralajmëroi për "realitetin e ashpër politik" në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se "Serbia është në…

3 hours ago

1500 euro për person/ Kapet në flagrancë me 4 emigrantë në makinë drejt kufirit me Malin e Zi

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin policor të koduar "By pass", me fokus goditjen e veprimtarisë kriminale të ndihmës ndaj…

4 hours ago