sport

Kosova me mungesa, Foda: Duhet të gjejmë zgjidhje të reja

Kombëtarja e Kosovës ka nisur sot grumbullimin për dy sfidat vendimtare të play-off-it për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve ndaj Islandës, që do të zhvillohen më 20 dhe 23 mars. Në konferencën për media, përzgjedhësi Franco Foda ka folur për situatën e ekipit, mungesat për shkak të dëmtimeve dhe pezullimeve, si dhe për pritshmëritë ndaj Islandës.

Kosova do të përballet me disa mungesa të rëndësishme për këto dy ndeshje. Ndërsa Edon Zhegrova dhe Eliot Bujupi kanë qenë jashtë listës për shkak të dëmtimeve dhe Muharrem Jashari për shkak të pezullimit, në fundjavë dëmtime kanë pësuar edhe Fisnik Asllani dhe Florent Hadërgjonaj, të cilët nuk janë të gatshëm për këto dy ndeshje.

“Kemi disa mungesa, tani duhet të gjejmë zgjidhje të reja. Islandën e kemi studiuar shumë mirë, e dimë që është është intensive në lojën e saj dhe mjaft agresive dhe ka lojtarë shumë të mirë te Lille dhe Real Sociedad. Por, tani e rëndësishme është që idenë tonë ta zbatojmë në fushë, të tregojmë paraqitje si ndaj Rumanisë. Shpresoj shumë të fitojmë në shtëpi. Duhet të kemi intensitet të shtuar në lojë dhe t’i zbatojmë idetë tona”, tha Foda.

Ai vlerësoi se shanset për të dyja kombëtaret janë të barabarta, por tha se pret një mbështetje të madhe nga tifozët në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”.

“Islanda është një kundërshtar i fortë, mundësitë janë 50:50 që të fitojmë në shtëpi. Me atmosferën që do të krijojnë Dardanët sigurisht se do të kemi përparësi. Për të arritur objektivin duhet të fitojmë dy ndeshjet. Është e rendësishme të kemi një paraqitje të mire në fushë. Të luajmë si ekip i bashkuar, të tregojmë mendësi të fortë dhe ta përkrahim njëri-tjetrin në fushë. Kështu e arrijmë fitoren”.

Sa i përket dëmtimit të Amir Rrahmanit, Foda tha se ai ka problem të lehta muskulore. “Ai do të vijë në kampin stërvitor dhe do të shohim në ditët në vijim si do të shkojë ecuria e tij dhe nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së enjtes”.

Ka folur edhe për lojtarët e rinj të grumbulluar. “Lion Abdullahun dhe Dion Gallapenin i kam evidentuar në kampin stërvitor të janarit. Ata kanë marrë ftesë sepse kanë pasur paraqitje shumë të mirë në kamp. Demakun e njoh nga Austria dhe i kam kushtuar shumë kujdes. Këta lojtarë të rinj e kanë mbështetjen e stafit të trajnerëve dhe ne e kemi një përshtypje të mirë dhe sigurisht se këta tre lojtarë kanë përspektivë të mirë në kombëtare”.

Lidhur me mungesën e ftesës për Meriton Korenicën, trajneri tha se mendon se lojtarët që i ka ftuar janë të duhurit për këto dy ndeshje. “Po, Korenicën e njoh prej kohësh. E kam njohur që kur ishte te Ballkani, e tani e kam ndjekur edhe në ndeshjet e tij të fundit. Fatkeqësisht nuk mund të ftoj 30 lojtarë. Ne mund t’i ftojmë vetëm 25 lojtarë dhe këta që i kam ftuar na kanë bindur që janë të duhurit. Në qershor kemi ndeshjet miqësore, nëse lojtari në fjalë vazhdon në formë të mirë mund të vijë një ftesë për ato ndeshje”.

I pyetur lidhur me largimin e Etnik Brrutit, i cili ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë, si dhe për lojtarët e tjerë të rinj që kanë një dëshirë të tillë, Foda tha: “Kemi zhvilluar një kamp stërvitor me lojtarë të rinj në janar dhe aty ka qenë edhe Brruti. Po ashtu e kam parë në shumë ndeshje të Malishevës. Kam biseduar personalisht me të në janar dhe i kam dhënë sqarimet dhe konsultat e mia se ku duhet të përmirësohet. Natyrisht se ka qenë një lojtar me shumë perspektivë, ka qenë kapiten i Kombëtares U18 dhe i Kombëtares U21, por për mua me rendësi është që një lojtar i Kosovës, cilido që të jetë ai, të luajë dhe të vendos me zemër për Kosovën. Tani ai ka vendosur te luaj për Shqipërinë dhe është vendim i tij të cilin duhet ta pranojmë. Nuk ka pasur ftesë për ndeshjet e marsit, sepse kemi vendosur për lojtarë të tjerë. Por, për të ardhmen ka qenë një opsion real”.

të fundit

Horoskopi 26 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Dashuria: Nga pikëpamja sentimentale sot do të keni siguri nga i dashuri juaj dhe nuk do të keni nevojë…

5 hours ago

VIDEO/ Me plis në kokë, “shqiponjë” dhe valle shqiptare! Futbollisti i Interit e “djeg” në dasmën përrallore me modelen shqiptare

Benjamin Pavard, futbollisti i Interit dhe përfaqësueses së Francës, është kurorëzuar në martesë gjatë fundjavës së kaluar me bukuroshen shqiptare,…

6 hours ago

A do bënte një bashkëpunim me të? Klajdi habit me deklaratën: Jam tallur me Rozanën dhe…

Klajdi Musabelliu dhe Rozana Radi kanë patur debate të forta kur ishin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big…

6 hours ago

Milani bën gati ofertën e radhës për Ardon Jasharin

Pas zyrtarizimit të afrimit të mbrojtësit Pervis Estupiñan nga Brighton, që zë vendin e lënë bosh nga Theo Hernandez, AC…

6 hours ago

Presidenti Begaj viziton në spital komisarin Agim Troci që pësoi djegie të shumta duke shpëtuar banorët gjatë zjarrit në Delvinë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi mbrëmjen e së premtes në urgjencën e QSUT-së shefin e Komisariatit të Delvinës, komisar…

7 hours ago

Letra për kryeministrin Starmer, mbi 220 deputetë britanikë i bëjnë thirrje Londrës të njohë Palestinën

Më shumë se 220 deputetë britanikë nga nëntë parti të ndryshme i kanë dërguar një letër kryeministrit laburist Keir Starmer…

7 hours ago