sport

Kosova e Franco Fodës po funksionon: Ndaj Armenisë me 38 goditje drejt portës

Në ndeshjen e fundit miqësore ndaj Armenisë, Kosova vazhdoi të shfaqë një futboll të hapur dhe ofanziv, duke regjistruar plot 38 goditje drejt portës, prej të cilave 16 ishin brenda kuadratit, gjë që nuk kishte ndodhur më parë.

Pavarësisht këtyre shifrave mbresëlënëse, Kosova mund të kishte shënuar të paktën 10 gola, por pritjet e shkëlqyera të portierit armen Henri Avagyan dhe mungesa e saktësisë së sulmuesve tanë e ndaluan një rezultat edhe më të thellë.

Kosova deri tash më së shumti drejt portës gjuajti ndaj Qipros në shtator 2022 ku shënoi 5 gola nga 22 goditje (11 në kuadrat).

Por sot (e premte), në fund, Kosova triumfoi me rezultatin 5-2, duke treguar edhe një herë se është një ekip i frikshëm kur luan në sulm.

E gjithë jo erdhi edhe pse kishte mungesa të rëndësishme të disa prej lojtarëve më me përvojë, të cilët njihen si “senatorë” të ekipit — Amir Rrahmani, Milot Rashica, Edon Zhegrova, Arijanet Muriç dhe Valon Berisha — por Kosova ia doli të zhvillonte një lojë tërheqëse dhe të vendosur.

Kjo paraqitje e jashtëzakonshme është pjesë e filozofisë së re që ka sjellë trajneri gjerman Franco Foda, i cili ka dhënë jetë një Kosove të re e të vendosur për të sulmuar.

Që prej marrjes së drejtimit të Kombëtares, Foda ka udhëhequr Kosovën në 12 ndeshje, duke fituar 8 prej tyre dhe shënuar 21 gola, me një mesatare të lartë prej 2 pikësh për ndeshje.

Por mbi të gjitha, ai i dha Kosovës edhe një arritje historike: promovimin në Ligën B të Ligës së Kombeve. Ai e arriti këtë sukses duke e mposhtur Islandën në të dy ndeshjet e zhvilluara, duke treguar jo vetëm forcë taktike, por edhe një përgatitje të jashtëzakonshme të ekipit.

Kjo rritje e Kosovës nën drejtimin e Fodës ka filluar të frymëzojë besim të madh te tifozët, por edhe lojtarët e kampionatit vendas. Sot, tetë lojtarë të Kosovës që u futën në fushë, janë rritur në Superligën e Kosovës, duke treguar se puna e klubeve vendore po jep fryte të mëdha.

Shumë prej tyre, si Albion Rrahmani, Lumbardh Dellova dhe Lindon Emërllahu, që dikur shkëlqenin me Ballkanin, tani janë pjesë e ekipeve të njohura evropianeshënuan gola.

Kosova, e udhëhequr nga Franco Foda, po kthehet në një ekip që e sulmon kundërshtarin pa frikë dhe që ka potencial për të befasuar çdo kundërshtar, qoftë në miqësore apo në sfidat zyrtare që e presin për kualifikimet e Kampionatit Botërorit, ku ka kundështarë të fortë në grup si Suedia, Sllovenia dhe Zvicra.

të fundit

Endrick është numri 9 i ri i Realit, Mbappé merr numrin 10, pas largimit të Modricit

Real Madridi po ndryshon numrat e fanelave: braziliani Endrick do të jetë numri i ri 9 i “Los Blancos”. Thashethemet…

4 minutes ago

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit, 7 prej tyre aktive

Gjatë 24 orëve të fundit,  janë evidentuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 11 vatra zjarri, ndërsa 7…

27 minutes ago

Fatmir Mediu: Sulmi ndaj News24 është sulm ndaj lirisë dhe jetës së çdo shqiptari

Pas zhvillimeve që përfshijnë bllokimin e aksesit për gazetarët e News24, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar duke…

37 minutes ago

Policia rrethon ambientet e medias News24, reagon rrjeti SafeJournalists: Veprime të tilla rrezikojnë lirinë dhe pavarësinë e medias

Me anë të një njoftimi, Rrjeti SafeJournalists Shqipëri, ka shprehur shqetësim të thellë lidhur represionin nga Policia e Shtetit në…

1 hour ago

“Super Deporte”: Shqipëria, destinacioni kryesor i pushimeve për spanjollët

E pakrahasueshme! Shqipëria, një nga sekretet më të ruajtura të Evropës, është shndërruar në një nga destinacionet më të nxehta…

1 hour ago

News24 prej 2 orësh nën rrethim, policia ndërpret edhe energjinë elektrike (VIDEO)

Këtë të shtunë, Policia e Shtetit ka nisur një represion mbi News24, duke rrethuar godinën. Pa paralajmërim dhe pa vendim…

2 hours ago