sport

Kosova do të luajë ndeshje miqësore me Hungarinë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Hungarisë, Sándor Csányi, ka konfirmuar në një intervistë për kanalin M4 Sport katër ndeshjet që Hungaria do t’i zhvillojë para Euro 2024 që do mbahet në Gjermani.

E njëri ndër kundërshtarët e hungarezëve siç edhe ka konfirmuar Csanyi pritet të jetë edhe Kosova.

Hungarezët e siguruan kualifikimin në Euro 2024 duke kryesuar me 18 pikë në grupin G, ndërsa Kosova nuk ia doli që ta bëjë realitet ëndrrën e kualifikimit në një turne të tillë për herë të parë.

“Dardanët” e mbyllën ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian 2024 me 11 pikë të grumbulluara duke u pozicionuar kësisoji në pozitën e parafundit në grupin I, ku nga aty kualifikimin e siguruan Rumania dhe Zvicra.

Gjatë kësaj jave sipas raportimeve pritet që të zyrtarizohet edhe përzgjedhësi i ri i Kosovës, andaj me shumë mundësi kjo ndeshje do të jetë testi i parë për të.

Sa i përket datës së ndeshjes dhe vendit ku do të zhvillohet, këto janë disa detaje që kanë mbetur ende për t’u sqaruar dhe nuk ka ende një njoftim zyrtar.

/Telegrafi/

të fundit

SHBA pret stuhinë e akullit, rreth 160 milionë banorë do të preken nga moti ekstrem në fundjavë

Më shumë se 160 milionë banorë në Shtetet e Bashkuara, pritet të preken nga një stuhi masive këtë fundjavë, që…

17 minutes ago

Bashkëshortja e Astrit Kalasë tregon si e mori vesh për ekzekutimin e gjyqtarit në seancën e Apelit: Kolegët e tij qanin me dënesë…

Valbona Kalaja, bashkëshortja e gjyqtarit të Apelit të vrarë në sallën e gjyqit, Astrit Kalaja, ka rrëfyer për herë të…

39 minutes ago

E rëndë në Tiranë/ Dy vajza dhunojnë efektiven e policisë brenda komisariatit

Një 38-vjeçare dhe një 29-vjeçare kanë rënë në pranga, pasi kanë goditur një oficere të Policisë. Përmes një njoftimi, Policia…

1 hour ago

Sylvinho i shqetësuar, gjysma e formacionit të Kombëtares me probleme

Kombëtarja shqiptare ka filluar të mendojë për përballjen vendimtare ndaj Polonisë, e vlefshme për play-off-in e Kupës së Botës 2026.…

2 hours ago

Sherr mes disa personave në Kukës, qëllohet me armë zjarri

Mesditën e kësaj të premteje, të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë dëgjuar  në qytetin e Kukësit. Sipas raportimeve,…

2 hours ago

Nxiti 27-vjeçaren drejt vet*vrasjes, Altin Çoku flet nga burgu: Çdo natë laj jastëkun me lot, fotoja me Sibelën ishte e montuar, e kam shpirtin plagë…

Altin Çoku, personi që nxiti 27-vjeçaren Sibela Abedini drejt vetëvrasjes, ngjarje e ndodhur rreth dy vite më parë, ka folur…

3 hours ago