Real Madridi ia ka zgjatur kontratën Raul Asencios deri në vitin 2031. Qendërmbrojtësi 22-vjeçar ka bërë përshtypje këtë sezon dhe pritet të luajë si titullar në Kupën e Botës për Klube së bashku me Dean Huijsen.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, mbrojtësi spanjoll e ka nënshkruar tashmë marrëveshjen e re me Los Blancos.
“Raul Asencio ka nënshkruar një kontratë të re të vlefshme deri në qershor 2031. Real Madridi e konsideron atë pjesë të së ardhmes dhe klauzola e lirimit do të jetë 1 miliard euro”, ka shkruar Romano.
Asencio më parë kishte qenë i lidhur me klubin deri në vitin 2029.
“Los Blancos aktivizuan një klauzolë në marrëveshjen e tij me lojtarin e akademisë në mars për të zgjatur kontratën dhe për të hequr klauzolën prej 50 milionë eurosh”, përfundoi ai.
Gazetari i COPE, Miguel Angel Diaz, shtoi gjithashtu se Asencio do ta marrë një numër të ri fanelle në sezonin 2025/26.
“Asencio do t’i jepet një numër i ri fanelle sezonin e ardhshëm. Ai e mbajti numrin 35 këtë sezon, por do të marrë një numër në ekipin e parë midis 1 dhe 25”, ka shkruar Diaz.
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në protestë të premten, në orën 10:30,…
Ish-deputeti Ervin Salianji ka shpjeguar arsyen e mungesës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Salianji shprehet se qëllimi ishte…
Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar demokrat pasditen e sotme. Kryedemokrati sqaroi…
Sonte (e mërkurë) hapet zyrtarisht nata e parë e Festivalit të Këngës në RTSh, një nga ngjarjet më të rëndësishme…
Alba Pollozhani ka rrëfyer së fundmi një përvojë të dhimbshme personale në një bisedë me Fjolla Morinën, duke treguar se…
Rusia ka lëshuar një sulm me raketa në Zaporizhia të Ukrainës ka plagosur 26 persona, përfshirë një fëmijë, tha guvernatori…