E hëna do të sjellë jo vetëm një listë, por ndoshta edhe një mesazh të qartë nga trajneri brazilian i Shqipërisë, Silvinjo.
Përpara tij qëndrojnë dy sfida të jashtëzakonshme për nga rëndësia, intensiteti dhe ndikimi emocional: përballja ndaj Serbisë, një kombëtare ku rivaliteti i vjetër do të zërë vend mbrëmjen e 7 qershorit, dhe më pas ndeshja me Letoninë, ku fitorja është detyrim për ruajtjen e ritmit në grup.
None found
Dhe ndërsa Shqipëria kërkon të ruajë identitetin e saj të ri, ndërtuar nën vizionin e Silvinjos, vjen një moment vendimtar: cilës filozofi do t’i qëndrojë besnik trajneri?
PIKËPYETJET- Dilemat kryesore që përballet Silvinjo janë të thella: t’i qëndrojë modelit të ndeshjes së fundit, ku ndryshimet dhe zgjidhje të reja treguan potencial, apo të rikthejë formacionin “tip” me të cilin ndërtoi ecurinë solide në fushatën kualifikuese? Një kthim i Ramadanit, rikthimi në pozicion qendror i Brojës ose Manajt dhe, rikthimi i Asanit në krah, apo ndoshta edhe një balancim mes aventurës dhe stabilitetit?
Një listë me shumë emra është opsioni më i mundshëm dhe kjo nuk do të jetë një listë thjesht numerike, por një përzierje. Silvinjo e di se ndeshja ndaj Serbisë nuk është vetëm një takim sportiv, por ajo përfshin përmasa emocionale dhe historike, ndaj zgjedhjet e tij duhet të bëhen me kujdesin maksimal. /KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka vizituar sot punimet në pesë segmentet e rrugës “Sokoli”, në fshatin Plemetin,…
Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë gërmimeve që po zhvillohen në kuadër të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Irlanda mbështetje për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, në…
24 ore pas ultimatumit që Taulant Balla i vendosi demokratëve për ligjin zgjedhor, bashkëkryetari socialist i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri…
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Halil Snopçe, thotë se ajo që po ndodh në Kuvend përbën një precedent shqetësues për…
As Instituti i Shëndetit Publik dhe asnjë institucion shëndetësor nuk ka kërkuar që fëmijët e pavaksinuar të mos pranohen në…