sport

Konfirmohet lëndimi i Bellingham, mësohen ndeshjet në të cilat do të mungojë dhe data e rikthimit

Real Madridi përmes një komunikate zyrtare ka konfirmuar lëndimin e mesfushorit anglez Jude Bellingham.

Bellingham u lëndua në sfidën e djeshme ndaj Gironës, aty ku arriti që të shënojë dy gola, mirëpo nuk ia doli që të kompletojë 90 minuta për shkak të lëndimit që e detyroi të lë fushën para kohës.

Të lidhura

None found

“Pas testeve të bëra sot në qendrën mjekësore të Real Madridit, lojtari ynë Jude Bellingham është diagnostifikuar me një ndrydhje të shkallës së lartë të kyçit të këmbës së majtë”, thuhej në njoftimin e klubit madrilen.

Sipas rezultateve të para, Bellingham pritet që të mungojë 2 deri në 3 javë, që do të thotë se gjatë kësaj kohë ai do të humbasë katër ndeshje.

Mesfushori anglez do të mungojë në sfidat ndaj Leipzigut, Rayo Vallecanos, Sevillas dhe Valencias, dhe qëllimi i tij kryesor është që të riaftësohet në kohë për ndeshjen e dytë ndaj Leipzigut në Ligën e Kampionëve.

Madrilenët kanë vuajtur shumë nga lëndimet këtë sezon, teksa momentalisht vlen të theksohet që nuk kanë në dispozicion asnjë qendërmbrojtës, pas lëndimeve të Antonio Rudiger dhe Nacho Fernandez.

Bellingham në anën tjetër, do të detyrohet të mbetet jashtë fushave pikërisht pasi e gjeti përsëri formën e mirë me gola dhe asistime. 20-vjeçari ka shënuar 16 gola dhe ka bërë tri asistime në La Liga, ndërsa ka katër gola të shënuar dhe tri asistime në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

të fundit

Ramadani: Ndërrimi i pushtetit në Serbi nuk do ta ndryshojë politikën ndaj Kosovës

Në Serbi pas 12-viteve, ka rënë Aleksandar Vuçiq nga pushteti, derisa drejtimin e këtij shteti do të marrë Lista Studentore…

3 minutes ago

Nga tentativa për të marrë makinën e motrës deri te arrestimi në malet e Becit: si u kap Albert Sylaj

Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, është arrestuar pas një aksioni policor në malet e Becit të…

3 minutes ago

Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 28 Tetor 2026

Këtë të mërkurë, moti parashikohet të jetë pa reshje në të gjithë vendin. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale dhe maksimale…

16 minutes ago

Horoskopi 28 Tetor 2026/ Zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike të…

20 minutes ago

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

7 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

7 hours ago