Tyson Fury ka konfirmuar se meçi i tij në kategorinë e rëndë me Anthony Joshuan do të zhvillohet më 14 gusht në Arabinë Saudite.
Lufta mes by boksierëve britanikë po vlerësohet si më e madhja në dekadat e fundit të boksit dhe fituesi i saj do të shpallet kampion i padiskutueshëm i botës në kategorinë e rëndë.
Në këtë luftë për herë të parë në historinë e boksit në lojë do të jenë të gjithë katër titujt e kategorisë së rëndë.
Kampioni i fundit i padiskutueshëm i botës në kategorinë e rëndë ishte Lennox Lewis i Britanisë së Madhe, nga viti 1999 deri më 2000.
Duke e njoftuar datën për luftës në një video në Twitter, Fury tha: “Të gjithë sytë e botës do të jenë në Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe mezi pres ta bëj copa-copa Anthony Joshuan në skenën më të madhe të të gjitha kohëve”.
“Kjo do të jetë ngjarja më e madhe sportive që e ka hijeshuar planetin Tokë. Mos e humbisni”, shtoi ai.
Një aeroplan i Delta Airlines që fluturonte për në Amsterdam u detyrua të bënte një ulje emergjente në Minneapolis të…
Vendimi që përcakton institucionet përgjegjëse dhe procedurat që duhet të ndjekin familjet për të përfituar kredi për banesë me interes…
Një ndërhyrje e befasishme diplomatike nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dha fund përplasjes më të ashpër ushtarake në…
Një person ka mbetur i plagosur me thikë në fshatin Nderlysaj në Theth. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur…
Gjatë një mbledhje ditën e sotme, Këshilli i Ministrave, ka emëruar drejtoreshën e re të Galerisë Kombëtare të Arteve. Sipas…
Deputetja demokrate Ina Zhupa, e cila ka ndjekur nga fillimi cështjen e zonave të mbrojtura ka reaguar pas vendimit të…