sport

Kompany para Hoffenheim-it: Goli fiton ndeshje, por mbrojtja ndërton suksesin e Bayern-it

Trajneri i Bayern-it të Mynihut, Vincent Kompany, ka folur hapur për punën e skuadrës së tij në fazën mbrojtëse, përpara ndeshjes në shtëpi ndaj Hoffenheim-it.

Tekniku belg theksoi se suksesi i Bayern-it nuk lidhet vetëm me golat e shënuar, por edhe me stabilitetin në mbrojtje.

“Sfida ime është të kontrolloj gjithçka. Të shënosh shumë gola është e rëndësishme, por po aq e rëndësishme është të pësosh sa më pak”, u shpreh Kompany në konferencë për shtypin.

Edhe pse Bayerni ka pësuar disa gola kohët e fundit, trajneri mbetet i bindur për forcën e repartit defensiv: “Ne vijojmë të jemi mbrojtja më e mirë e Gjermanisë”.

Kompany kërkon një ekuilibër të shëndetshëm mes sulmit dhe mbrojtjes, duke theksuar se çdo situatë duhet parë në kontekst.

Duhet të analizojmë gjithçka: numrin e madh të ndeshjeve apo aspektet strukturore të lojës. Mundohemi t’i adresojmë gjërat në mënyrë proaktive”, shpjegoi ai.

Bayern ka shënuar 74 gola këtë sezon, një tregues i qartë i fuqisë sulmuese, por sipas Kompany, kjo nuk do të thotë se mbrojtja duhet neglizhuar. “Edhe kundërshtarët shënojnë, kjo është normale. E rëndësishme është që gjithçka të mbetet brenda kufijve të pranueshëm. Futbolli nuk është bardhezi”, përfundoi trajneri belg.

të fundit

Vendimi për hapjen e TikTok, i paralajmëruar/ Rama: Nuk ishte as tërheqje apo dorëzim, kemi vendosur mekanizma sigurie e filtra të rinj

Kryeministri Edi Rama tha se vendimi për të hapur TikTok, pasi gati një vit mbylljeje, ishte i paralajmëruar dhe i…

4 minutes ago

Pezullimi i Ballukut mbetet në fuqi, Rama: GJK s’gjeti dot forcën për të mos lejuar rimarrjen peng të qeverisë! Shqipëria u bë sërish shembulli i parë i një budallallëku botëror

Kryeministri Edi Rama, ka komentuar për herë të parë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila la në fuqi vendimin e…

20 minutes ago

BIRN: Pas shembjes së rrugëve të Shqipërisë fshihet “klientelizmi dhe korrupsioni’

Nën tingujt e daulles dhe ritmit të valleve popullore, kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, ecën disa metra në…

39 minutes ago

Greqia nuk gjen qetësi, tronditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte magnituda

Greqia nuk gjen qetësi nga tërmetet. Java që po mbyllet regjistroi dhjetëra lëkundje sizmike të fuqishme, me epiqendra nga pjesa…

1 hour ago

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 47-vjeçare këngëtari i njohur

Brad Arnold, themeluesi dhe solisti i grupit të njohur amerikan 3 Doors Down, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare. Lajmi…

1 hour ago

Disa fshatra mbeten pa energji elektrike prej mbrëmjes së kaluar në Lezhë

Disa fshatra në qarkun e Lezhës, vijojnë të jenë pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, duke krijuar vështirësi…

2 hours ago