sport

Kompany ka gjetur tre problemet më të mëdha të Bayern Munich

Vincent Kompany, mbrojtësi legjendar i Manchester Cityt dhe Belgjikës, është emëruar trajneri i ri i gjigantit Bayern Munich.

Klubi prej më të mëdhenjve në botë vendosi ta emëroj një trajner që ka vetëm katër vite përvojë trajneri, që e nisi në vendlindjen e tij te Anderlecht në 2020.

Të lidhura

None found

Me klubin më të madh belg fitoi vendin e tretë dhe të katërt në kampionat në dy sezone dhe luajti në finalen e kupës. Më pas në verën e vitit 2002 ai mori drejtimin e Burnleyt.

Në sezonin e parë fitoi titullin e Championship, duke arritur të futej në Ligën Premier si kampion bindës me 101 pikë.

Por këtë sezon, ai u largua nga aty me vetëm 5 fitore në 37 ndeshje, por kishte një buxhet të vogël dhe një ekip me cilësi të pamjaftueshme.

Por Kompany ka një reputacion si një djalë inteligjent, që njeh detajet.

Këtë e konfirmon edhe gazetari që merret me Bayern Munich, Georg Holzner, që punon në Kicker.

“Gjatë negociatave të shkurtra me Max Eberl, anëtarin e bordit përgjegjës për sportin dhe drejtorin sportiv Christoph Freund, Kompany arriti në të njëjtin përfundim sikurse ishin shprehur Thomas Tuchel dhe Ralf Rangnick”.

“Prandaj, Kompany zbuloi dhe përmendi se Bayern Munich ka tre probleme të mëdha: Ka shumë lojtarë në ekip që nuk janë në nivelin e Bayernit. Mungon një drejtues. Nevojitet një shtyllë e re. Këto tre probleme kryesore duhet të riparohen nga Kompany dhe Eberl. Bayern dëshiron të përfundojë punën në afatin kalimtar dhe të kompletojë ekipin për sezonin e ardhshëm më së voni deri në fund të Euros, që i bie në mes të korrikut”, ka shkruar Holzner. /Telegrafi/

të fundit

Scandal/ Silvete Muhamed Osmani, wife of Granit Osmani, receives a monthly contract worth 2,000 euros from the ministry (DOCUMENT)

Gazetari i njohur Rami Mislimi ka shkruar një shkrim në TS ku pretendon se bashkëshortja e drejtorit të VLEN, Granit…

43 minutes ago

SKANDAL/ Silvete Muhamed Osmani, bashkëshortja e Granit Osmanit, përfiton kontratë mujore prej 2 mijë eurosh nga Ministria (DOKUMENT)

Gazetari i njohur Rami Mislimi ka shkruar një shkrim në TS ku pretendon se bashkëshortja e drejtorit të VLEN, Granit…

1 hour ago

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

5 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

5 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

7 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

7 hours ago