Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvilloi më 11 shkurt në Bruksel mbledhjen e parë për vitin 2026, një ditë përpara Kongresit të 50-të të Zakonshëm të UEFA-s.
Gjatë kësaj mbledhjeje, ku i pranishëm ishte edhe zëvendës-presidenti i UEFA-s, Armand Duka, u prezantua përditësimi i Strategjisë së Qëndrueshmërisë së Futbollit 2030, që synon të ndërtojë mbi progresin e rëndësishëm të arritur deri më tani dhe të forcojë fokusin në veprimin kolektiv, matjen e rezultateve dhe përgjegjshmërinë në të gjithë ekosistemin e futbollit europian.
Strategjia e përditësuar ruan vizionin e saj origjinal, duke theksuar më tej impaktin social, respektin për mjedisin dhe menaxhimin e përgjegjshëm në organizimin e eventeve dhe infrastrukturës së futbollit.
Ndër të tjera, Komiteti Ekzekutiv miratoi edhe krijimin e një çmimi vjetor për arbitrin dhe arbitren më të mirë të vitit, duke vlerësuar performancat e tyre në kompeticionet e UEFA-s dhe do të nxjerrin në pah rolin e arbitrit si ambasador i federatës përkatëse kombëtare.
Kjo iniciativë synon të promovojë respektin ndaj arbitrave në gjithë komunitetin e futbollit, si dhe të frymëzojë brezat e rinj përmes modeleve pozitivë që mishërojnë përkushtim, integritet dhe standarde të larta profesionale.
Kristi u zgjodh lider i shtëpisë dhe avantazhi i tij ishte të zëvendësonte një banor të shtëpisë me një nga…
Sali Berisha qëndroi jashtë forumit të dialogut, por partitë e reja nuk u tunduan. Agron Shehaj dhe Arlind Qori bojkotuan…
Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Në mbledhjen e Këshillit të…
Këngëtari i njohur Redon Makashi ka zbuluar së fundmi penmgjet e babait të tij, aktorit të njohur Fitim Makashi i…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar se opozita i dha sot mundësinë Kuvendit të…
Shqipëria është njohur me kundërshtarët në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë vendosen në Grupin C1 dhe peshkuan Finlandën, Bjellorusinë dhe San…