sport

Komisioni i DISIPLINËS ndëshkon keq Koço Kokëdhimën për kërcënimet ndaj arbitrit

Ditën e sotme kanë dalë edhe vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës për javën e fundit të kampionateve shqiptare. Nga Kategoria Superiore e kanë pësuar Teuta, Egnatia, Vllania, Bylis gjithashtu dhe Apolonia e Femrave.

Gjithashtu, Komisioni i Disiplinës ka dënuar me një vit pezullim nga të gjitha aktivitetet presidentin e klubit Apolonia, Koço Kokëdhima për hyrjen në fushë dhe kërcënimet ndaj arbitrit.

Ndër të tjera, dhe presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj është dënuar me 4 ndeshje për ofendim ndaj gjyqtarëve në ndeshjen kundër Tiranës në Superiore.

LISTA E PLOTË:

1.KF Teuta, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së seancave stërvitore në ambientet e Stadiumit Niko Dovana, ku zhvillohen ndeshjet zyrtare, duke shkelur nenin 38/2 të Rregullores së Aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

2. KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

3. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

4. KF Bylis, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë zhvillimit të ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 13/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

5. Zyrtari i KF Bylis, Besnik Kapllanaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe shekelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, në bazë të neneve 13/2/a dhe 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.

6. FK Apolonia Femra, për mos marrjen e masave të nevojshme për rendin dhe sigurinë në ndeshje duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 8, 17/1 dhe 17/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%.

7. Zyrtari i FK Apolonia Femra, Maringlen Kule, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

8. Zyrtari i FK Apolonia, Koço Kokëdhima, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE dënohet me 1 (një) vit pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.

9. Zyrtari i FK Apolonia, Kiri Mundija, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE dënohet me 1 (një) vit pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.

10. KF Bylis U-17 Femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Abissnet Superiore Femra U-17, kunder KF Lushnja Femra U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%.

11. Lojtari i KF Devolli, Agudelo Gaviria Juan Diego, për provokim të spektatoreve, në bazë të nenit 14/1/f, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

12. KF Shkumbini U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-19, Zona Rajonale Tiranë, kunder Kamza Sport U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

13. KF Turbina U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Parë U-19, kunder Flamurtari FC U-

14. Akademia e Futbollit U-15, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos marrjes së masaveorganizative shkelur Rregulloren e Aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

15. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Vllaznia, Arbër Shytani,pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

16. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Oriku, Endi Suloj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

17. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Turbina, Alojs Vernozi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

18. Rrëzimin e kërkesës së KFF Gramshi si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

të fundit

Pranojnë të jetojnë me tezen e tyre, motra e 36-vjeçares që u vra brutalisht nga bashkëshorti në Greqi merr kujdestarinë e 4 fëmijëve

Motrës së gruas 36-vjeçare që u vra brutalisht nga bashkëshorti i saj 40-vjeçar të premten e kaluar në Volos të…

23 minutes ago

Operacion nga SPAK dhe Policia, arrestohen dy punonjës të IMT-së të dyshuar për korrupsion! Në kërkim dy të tjerë

Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të IMT-së, të dyshuar për…

34 minutes ago

Kremlinit nuk i pëlqejnë propozimet evropiane për garanci të sigurisë për Ukrainën, Peskov: Kemi një qëndrim negativ për këto diskutime!

Rusia ka qëndrim negativ për propozimet evropiane për garanci të sigurisë për Ukrainën dhe nuk do të pranojë asnjë prezencë…

58 minutes ago

“S’di çfarë ka bërë djali”, reagon babai i Jozefin Markut pas shpërthimit me tritol në Fushë-Kuqe

Babai i ish-banorit të “Big Brother Vip Albania”, Jozefin Marku, ka thyer heshtjen pas shpërthimit me tritol në zonën e…

1 hour ago

Asllani veç fanelës së Interit humbet edhe mijëra ndjekës në Instagram!

Largimi i mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani nga ekipi i Interit ka pasur direkt efekt në llogarinë sociale në Instagramin e…

1 hour ago

Të shtënat me armë zjarri në shkollën katolike në SHBA, reagon Donald Trump: E tmerrshme! FBI është në vendngjarje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar për të shtënat me armë zjarri të ndodhura mëngjesin…

1 hour ago