sport

Kombëtarja/ Zabaleta kokë më kokë me Brojën, ja çfarë po “kurdis” Silvinjo

Orët kalojnë shpejt kur koha është e Kombëtares. Mëngjesin e djeshëm, ekipi nën urdhrat e Silvinjos ka zbritur në fushë për të zhvilluar seancën e paradites me një pjesë të lojtarëve.

Pavarësisht se asnjë nuk e di se çfarë po “kurdis” Silvinjo për këto miqësore, referuar 9 sulmuesve që ka thirrur, nën urdhra u vunë titullarët e ndeshjeve eliminatore.

Një ndryshim i vetëm, pasi Ismajlin dhe Ajetin e dëmtuar i zëvendësoi Enea Mihaj. Pjesa tjetër është e njëjtë, me Hysajn, Gjimshitin dhe Mitajn.

Me 20- vjeçarin, braziliani i stolit u pa duke biseduar veçmas për një kohë të konsiderueshme, duke i dhënë udhëzime që besoj se do t’i vlejnë në të ardhmen mbrojtësit. Silvinjo di ta bëjë më mirë pasi ka luajtur vetë në këtë pozicion.

Mesfusha: InterLeçe dhe Sasuolo. Ramadani stabël dhe Asllani që ka detyrë të nxjerrë topin dhe të bëjë lidhjen e mbrojtjes me sulmin. Nedimi dukej i “ndezur”, shumë ndryshe nga Bajrami që ka luajtur deri tani në kampionatin italian. Kjo u duk edhe kur fantazisti, bashkë me Seferin dhe Ramadanin e nisin seancën duke kërcyer një muzikë, e cila është bërë virale kohët e fundit në rrjetë sociale.

Silvinjo i jep detyrë Bajramit që të tentojë nga goditja e dënimit, sepse në fund të fundit është një mënyrë për të shënuar dhe për meritë individuale të një lojtari, mund të zgjidhësh ndeshjen. Gjithsesi, pas më shumë sesa një orë mbaron seanca e paradites.

PASDITE – Seanca e pasdites u zhvillua në orën 16:00 dhe me grupin u bashkua edhe Qazim Laçi me Naser Alijin, të cilët udhëtuan pak më vonë sesa pjesa tjetër e lojtarëve. Vetëm Myrto Uzuni nuk arriti dot që të stërvitej me ngarkesë të plotë dhe pasi punoi në palestër, iu nënshtrua seancës rikuperuese të muskujve me masazh nga fizioterapisti i ekipit kombëtar. Të parët në fushë dolën Asani me Cikalleshin, duke bërë lojën e tyre të përhershme (topi të mbahet në ajër). Pas nxemjes, u punuan situata loje, ku mbrojtjen më vete dhe mesfushën me sulmin në anën tjetër.

Në këto miqësore, Enea Mihaj pritet që të luajë titullar, pasi po e fiton balotazhin me Veselin dhe Mersinaj. Në disa momente në fushë aktivizohet sistemi i ujitjes së fushës, duke penguar një pjesë të lojtarëve. I pari që “driblon” 11 mijë ujin në kohë është Cikalleshi, teksa Doriva vrapon dhe e çon ujin në drejtim tjetër. Kur po shkohej drejt fundit, të gjithë kuqezinjtë po zhvillonin goditje në portë, teksa në fund mbeti Bajrami, Asani, Muçolli.

Teksa Broja ishte duke u larguar, qëndrohet një moment nga stafi teknik dhe vijon biseda. Më tej ai shkëputet me Pablo Zabaletën, i cili i kushton një kohë të konsiderueshme sulmuesit dhe bashkë bisedojnë për disa minuta. Broja nuk po kalon një moment të mirë te Fullhemi, pasi nuk po merr minuta dhe ndeshjen e fundit ishte në tribunë. Kjo, ka ndikuar disi në aspektin psikologjit të tij, pavarësisht se Zabaleta i ka dhënë këshillat e duhura. Pasi ndahet nga Zabaleta, Broja merr topin dhe kthehet të godasë portën sërish, aty ku Kastrati tentonte t’i priste disa penallti. /panorama sport/

të fundit

Ndërroi jetë në Sarandë, policia jep detaje për vdekjen e Artur Zhejit: Gazetari shfaqi probleme shëndetësore gjatë drekës në një restorant, humbi jetën rrugës për në spital

Policia e Sarandës ka publikuar njoftimin lidhur me rrethanat e vdekjes së gazetarit të njohur shqiptar, Artur Zheji. Uniformat blu…

11 minutes ago

Djali i një përkthyesi dhe një aktoreje, kush ishte Artur Zheji, gazetari i karrierës që la gjurmë në median shqiptare

Gazetari dhe publicisiti i njohur Artur Zheji ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 64-vjeçare. Në çastet e fundit…

49 minutes ago

Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare, analisti dhe gazetari i njohur Artur Zheji

Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare gazetari dhe analisti i njohur, drejtuesi i emisionit 360 Gradë në ABC News, Artur Zheji.…

1 hour ago

Kristjan Asllani afër humbjes së ndeshjes së parë me Torinon

Pritja mbaroi. Pas javësh të tëra thashethemesh dhe bisedimesh për transferime, fusha e futbollit më në fund do të flasë…

1 hour ago

Vuçiç ‘gjen’ zgjidhjen kundër protestave të studentëve, nxjerr administratën në anti-protesta

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç po provon me çdo kusht që të ndalë protestat e studentëve në të gjithë Serbinë. Dhe…

2 hours ago

Aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut, kush janë dy 16-vjeçaret që humbën jetën! Reagon Shkolla e Muzikës: Lanë pas boshllëk të pazëvendësueshëm

Eriona Ramadani dhe Albina Abazi janë dy adoleshentet të cilat humbën jetën tragjikisht në një aksident në Maqedoninë e Veriut.…

2 hours ago