Kombëtarja shqiptare e futbollit vijon përgatitjet e saj për dy ndeshjet zyrtare ndaj Islandës dhe Izraelit në kuadër të Nations League dhe më pas një miqësoreje me Estoninë.
Armando Broja ende nuk është bashkuar në grumbullimin e “kuqezinjve”, ndërsa pritet që t’i bashkohet grupit në ndeshjet ndaj Izraelit dhe Estonisë, pasi thuhet se është i infektuar me Covid-19.
Sipas “Super Sport”, në stërvitjen e kësaj të hëne mungon Elhan Kastrati, i cili për çështje proceduriale për pasaportën ka udhëtuar drejt Italisë. Vendin e Kastratit në stërvitje e ka zënë portieri Angelo Tafas, i cili është pjesë e kombëtares U-21, por këto ditë është stërvitur me përfaqësuesen e parë.
Ndërkohë, Giacomo Vrioni pritet që t’i bashkohet skuadrës “kuqezi” ditën e nesërme, ndërsa duhet theksuar se ai ka fituar “Këpucën e Artë” në kampionatin austriak, ku ka shënuar 19 gola për ekipin e ËSG Tirol.
Odise Roshi është stërvitur në mënyrë individuale për shkak të disa probleme fizike, megjithatë gjasat janë që ai të jetë i gatshëm për përballjen me Islandën. Ndërkohë nesër do të luhet një test miqësor brenda grupit në “Niko Dovana”.
Skuadra do të stërvitet deri më 3 qershor, pasi më pas do të niset për në Island, ku do të luajë ndeshjen e parë, për Nations League.
Në jug të Brazilit, më 15 dhjetor, një erë shumë e fortë shkaktoi rrëzimin e një replike 24 metra të…
Barcelona tremb Inter, me ekipin blaugrana që ka vendosur në majën e listës së dëshirave një prej titullarëve të padiskutuar…
Një familje shqiptare, po jeton në rrugë në qytetin e Montpeljesë në Francë. Ata kanë ikur nga vendi i tyre,…
Personazhi i njohur i TikTok-ut, Fabion Kuci, i njohur si Gucci, ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kaluar në qytetin…
Prokuroria e Posaçme ka dalë me reagim zyrtar, lidhur me masat e sigurisë të lëshuara ndaj 8 personave. Këta shtetas…
Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK për zyrtarë të…