Kombëtarja shqiptare ka nisur seancën e parë stërvitore për dy ndeshjet miqësore me Kilin dhe Suedinë, më 22 dhe 25 mars.
Nën drejtimin e trajnerit Sylvinho, grupi nisi me vrapimë e pasime të lehta për të nxehur muskujt.
Dy janë mungesat e sotme me Qazim Laçin që është në fluturim nga Praga për Tiranë, ndërsa Naser Aliji luan sonte me ekipin e tij e do të niset menjëherë pas ndeshjes.
Nedim Bajrami mbërriti në momentet kur lojtarët po dilnin në fushë dhe pas një takimi të shpejtë me ta, ai iu drejtua me shpejtësi dhomës së zhveshjes e më pas iu bashkua në fushë.
Kuqezinjtë nisin kështu seancën e parë stërvitore, ndërsa do të qëndrojnë të grumbulluar deri më 21 mars, atëherë kur do të nisen për fluturim në Itali.
Në mbrëmjen e 21 marsit, skuadra do të zhvillojë për herë të fundit një seancë stërvitore në stadiumin “Ennio Tardini”, aty ku do të zhvillohet miqësorja ndaj amerikano-latinëve.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka ndërprerë seancën e Kuvendit në mungesë konsensusi për emrin e nënkryetarit serb.…
Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala janë zgjedhur nënkryetarë me vota 101 për, asnjë kundër dhe nëntë abstenime. Dy…
Zjarri në zonën e pyllit të Poros, pranë lagunës së Nartës, vijon për të dytën ditë radhazi. Vatrat janë përhapur…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha me 73 vota pro sot (26 gusht) u zgjodh kryetar i ri i Kuvendit të…
Muaji gusht ka shënuar një numër të lartë aksidentesh në qarkun e Fierit, me pasojë tre humbje jete dhe 9…
Instruktorja e hipizmit Juszyna Czoska, 52 vjeç dhe shoferi i kamionit Wojtek Kowalkowski, 49 vjeç, nga Bloxham, Oxford, humbën jetën…