sport

Kombëtarja, nis përgatitjet për sfidën miqësore ndaj Jordanisë në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare është rikthyer në stërvitje pas fitores së madhe ndaj Serbisë mbrëmjen e djeshme në Leskovac dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen miqësore me Jordaninë, e programuar të luhet të martën, më 14 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.

Trajneri Sylvinho e ndau grupin në dy pjesë në stërvitjen e sotme. Lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Serbisë zhvilluan një seancë të plotë, me fokus te puna me topin dhe situatat e ndryshme të lojës, ndërsa ata që u aktivizuan në ndeshjen zyrtare kryen vetëm shkrythje në palestër dhe fizioterapi.

Të lidhura

None found

Atmosfera në kampin kuqezi është shumë pozitive. Lojtarët e kanë kthyer në festë fitoren historike që e afron edhe më shumë Shqipërinë me objektivin për të siguruar një vend në play-off-in e Botërorit 2026.

Pas këtij suksesi, të gjithë lojtarët e Kombëtares ftojnë tifozët shqiptarë të mbushin shkallët e stadiumit “Air Albania” për të krijuar një atmosferë fantastike dhe festive, ashtu siç u festua ai triumf në rrugët e çdo qyteti e vendi ku flitet shqip.

Biletat për ndeshjen Shqipëri – Jordani janë në shitje online në këtë link, si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

3 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

3 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

3 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

3 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

3 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

3 hours ago