Regjim ushtarak para Anglisë dhe “ngujim në kullë”. Silvinjo e ka marrë mëse seriozisht nisjen e kapitullit të ri të Kombëtares shqiptare, që ka synim kualifikimin në Botërorin e vitit 2026.
U raportua se lojtarëve të Kombëtares iu është vendosur një rregullore strikte për këto ditë qëndrimi në Tiranë. Nuk do të ketë takime apo kafe gjatë grumbullimit, siç ndodhte në pjesën më të madhe të kohës më herët. Ndërkohë, një tjetër ndryshim ka ndodhur edhe me pjesën e akomodimit, pasi lojtarët janë vendosur në një vend tjetër dhe jo te hoteli që kanë qëndruar deri tani.
“NGUJIMI NË KULLË”– Gazeta mëson se ekipi kombëtar ka ndryshuar edhe hotelin. Akomodimi i ri është bërë në hotelin që është pjesë e stadiumit dhe të gjithë lojtarët do të qëndrojnë aty deri në përfundim të dy ndeshjeve kualifikuese. Një ndryshim i tillë, i forcuar edhe me një rregullore normale, bën që Silvinjo t’i ketë më të përqendruar futbollistët e tij dhe mendja do të fokusohet vetëm te dy ndeshjet e radhës.
RREGULLORJA- Nëse më herët dikush nga rrethi shoqëror apo i/e njohur mund të kalonte kohë me lojtarët kuqezi në ambientet e kafes së hotelit, tashmë diçka e tillë nuk lejohet. Futbollistët duhet të pushojnë në dhomë dhe kur do të kërkojnë të kalojnë kohë në pishinë, SPA apo për një ecje, duhet të marrin lejë te përgatitësi atletik i skuadrës. Një tjetër pikë e rregullores strikte, është se lojtarëve nuk iu lejohet të dalin nga dhoma pas orës 22:00 e mbrëmjes.
Një rregullore, e cila për profesionalizmin që futbollistët duhet të kenë, patjetër që duhet të zbatohet. Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë ditën e premte në transfertën e Uemblit dhe tri ditë më vonë, kuqezinjtë do të presin Andorrën në “Arenën Kombëtare”. Sfidat e tjera do të zhvillohen në muajin qershor.
Erogen Vaso Brajovic, i cili ishte në shënjestër të atentatit që ndodhi mëngjesin e së hënës në qytetin e Shkodrës,…
Ditën e sotme në vendin tonë, pjesa e parë të ditës do të dominohet nga mot i kthjellët dhe temperatura…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot, marrëdhëniet tuaja mund të jenë të ngrohta, por kërkojnë durim…
Një nga debatet më të zakonshme në botën e dashurisë dhe festave është pyetja: A është e përshtatshme të bësh…
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shprehur shqetësim për, siç tha, “deklarimet e pamatura” të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe të…
Erogen Brajoviç i cili ishte shënjestër e atentatit të mëngjesit të sotëm në Shkodër mësohet se ndodhet në gjendje jashtë…