Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar këtë të shtunë seancën e radhës stërvitore në kampin bazë kuqezi në Kaiserau në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e tretë të grupit ndaj Spanjës në Euro 2024.
I gjithë grupi u stërvit i plotë nën urdhrat e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik, teksa vetëm mbrojtësi Enea Mihaj u stërvit veçmas për shkak të lodhjes muskulore. Gjithsesi, mbrojtësi do të stërvitet me grupin nesër dhe do të jetë në dispozicion për ndeshjen me Spanjën.
Sakaq, kuqezinjtë do të zhvillojnë nesër (e diel) seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes po në Kaiserau, duke nisur nga ora 15:30, ndërkohë që konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo dhe kapitenit Berat Gjimishiti do të zhvillohet në stadiumin e ndeshjes, në Dyseldorf në ora 18:45.
Ndeshja e tretë e Grupit B të Euro 2024, Shqipëri-Spanjë do të luhet më datë 24 qershor në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” të Dyseldorfit duke nisur nga ora 21:00.
Edi Rama: Sot duhet të marrim një vendim politik për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kreytar të ri bashkie…
Ka nisur në Pallatin e Kongreseve Asambleja e Partisë Socialiste, ku anëtarët e mbledhur po dëgjojnë fjalimin e kryesocialistit Edi…
Këtë të enjte, 11 shtator 2025, është mbledhur Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama dhe njëherazi…
Kombëtarja e Shqipërisë luajti dy ndeshje në shtator. Fillimisht takimi miqësor me Gjibraltarin dhe më pas ai për kualifikueset e…
Përmjes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, reagoi me rastin e 24-vjetorit të sulmeve terroriste të…
Këtë të enjte, për shkak të reshjeve të dendura të shiut, situata në Durrës ashtu siç duket edhe nga pamjet,…