sport

Kombëtarja kryen seancën e radhës stërvitore, portieri nuk bashkohet me grupin

Kombëtarja shqiptare ka kryer pasditen e sotme në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

Kuqezinjtë fillimisht punuan në palestër, ndërsa më pas dolën në fushën e lojës, aty ku zhvilluan seancën stërvitore nën urdhrat e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik.

Departementi i Komunikimit në FSHF bën me dije se në këtë seancë janë stërvitur 25 lojtarë, të cilët morën ngarkesë të plotë fizike.

Portieri Elhan Kastrati nuk është stërvitur me grupin për shkak të një gjendje gripale.

Në seancën e sotme stërvitore me ekipin A u bashkuan edhe dy lojtarë nga Kombëtarja U-21, Rejan Alivoda dhe Erald Maksuti.

Ndërsa Berat Gjimshiti, Amir Abrashi dhe Taulant Seferi do të bashkohen me grupin në Austri.

Kombëtarja do të qëndrojë në Tiranë deri të premten dhe më pas ekipi do të niset drejt Austrisë, ku do të përgatitet dhe do të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore ndaj Lihtenshtejnit (3 qershor në orën 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor në orën 19:00), në “Haladás Sportkomplexum”, Hungari.

të fundit

Profesionistët e Lirë letër ministrit Manja: Drafti i Kodit Penal cenon lirinë ekonomike

Publikimi së fundmi i draftit të Kodit të ri Penal nga Ministria e Drejtësisë ka shkaktuar debate në radhët e…

8 minutes ago

Shqipëria po bëhet më e shtrenjtë, rriten qiratë dhe ngrihet çmimi i kafesë

Çmimet e kafesë, qirave dhe shtresave të dyshemesë janë rritur 5.4 deri në 7 për qind, gati dy dhe herë…

39 minutes ago

Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Ish-hetuesit: Të dyshuarit mund të kenë kaluar në Serbi, t’i kërkohet ndihmë EULEX-it

Të dyshuarit për vrasjen e tre personave në Gjilan, Mefail Shkodra dhe djemtë e tij, ende nuk janë arrestuar nga…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 18 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.1 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.4…

1 hour ago

Parashikimi i motit 18 Gusht 2025, vranësira dhe reshje shiu

Këtë të hënë vendi ynë, do të vijojë të jetë nën ndikimin e motittë qëndrueshëm, duke sjellë në vijën bregdetare…

2 hours ago

Horoskopi 18 Gusht 2025/ Njihuni me surprizat e yjeve për ditën e sotme

DASHI Do kaloni një ditë mjaft të vecantë. Njerëzit e afërrm po bëjnë gjithçka dhe më të mirën për tju…

2 hours ago