Të martën ishte stërvitja e fundit në Tiranë e Kombëtares. Sot në mëngjes skuadra do të niset drejt Pragës me një avion çarter për sfidën ndaj Çekisë, që do të luhet të enjten në orën 20:45 në stadiumin “Fortuna Arena”.
Sipas axhendës së përcaktuar, sot në orën 17:15 nga ambientet e stadiumit në Pragë, do të dalë në konferencën e zakonshme për mediat trajneri Silvinjo dhe një lojtar i ekipit kombëtar. Seanca e fundit do të zhvillohet sot në 18:00 në “Fortuna Arena”, me kuqezinjtë që do të përshtaten me fushën.
Ndërkohë, kthimi i Kombëtares në Tiranë do të bëhet menjëherë pas ndeshjes në Çeki, sërish me një avion çarter. Koha është shumë e shkurtër, pasi të dielën kuqezinjtë luajnë ndaj Polonisë në “Air Albania”.
Ivan Balliu po kalon një sezon të çuditshëm me Rajo Vajekanon. Hera e dytë që duket se trajneri e surprizon…
Banorët e Porto Romanos pretendojnë se përmbytja ndodhi shumë shpejt, brenda një harku prej 20 minutash. Sipas tyre ka pasur…
Influencerja e njohur Chiara Ferrani është shpallur e pafajshme nga gjyqësori italian në lidhje me akuzat për mashtrim me të…
Pas arratisjes së Altin Ndocit ditën e djeshme, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur transferimin e disa të dënuarve…
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Grupin Parlamentar të PS ditën e premte në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave.…
OJQ-ja për të Drejtat e Njeriut në Iran (IHR), me seli në Norvegji, deklaroi sot se të paktën 3,428 protestues…