Categories: sport

Koeman nuk mendon dy herë për të “thumbuar” Laportan: Te jetë më i kujdesshëm, falë meje Barça ka të ardhme

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, nëpërmjet një interviste dhënë për një televizion të vendin e tij (NOS) përfitoi nga rasti për t’i dërguar një mesazh të ri Joan Laportas, i cili publikoi detaje nga kontrata e holandezit. Koeman, marrëveshja e të cilit me Barçën përfundon në fund të këtij sezoni, siguroi se marrëdhënia e tij me presidentin “blaugrana” është përmirësuar kohët e fundit, por pranoi se nuk i pëlqente të fliste për kontratën e tij dhe për punën e tij me ekipin.

“Marrëdhënia ime me Laportan është përmirësuar, por javën e kaluar ndodhi diçka që mendoj se nuk është e drejtë. Unë po sugjeroja që trajneri nuk ka të gjithë fuqinë. Ai foli shumë dhe nuk ishte i kujdesshëm në dy raste. Kjo mund të bëhet privatisht. Më pëlqen kur një president angazhohet dhe bën pyetje, vetëm se kjo nuk duhet të ndodhë në shtyp. Ky ishte problemi. Ky klub do të jetë gjithmonë i mirë. Pyetja është, a mund të kthehesh në nivelin për të fituar Championsin dhe të jesh më i miri në Spanjë për disa vite rresht?”

Të lidhura

None found

Trajneri i Barçës, megjithatë, siguroi në të njëjtën intervistë se, pas gjithçkaje që ndodhi verën e kaluar, ndjeu besimin e të gjithë lojtarëve të Barçës:

“Duke filluar nga presidenti, kam ndjesinë se të gjithë ishin plotësisht pas meje. Lojtarët, pjesa tjetër të stafit dhe anëtarët e tjerë të bordit.”

Koeman pranoi se dëshiron të qëndrojë në krye të Barcelonës edhe pas përfundimit të sezonit.

“Jam i hapur për të qëndruar, po kaloj një kohë të mirë. Falë meje, ky klub ka një të ardhme.”

Koeman shpjegoi në fund se Barçës do t’i duhen dy vjet për të qenë në gjendje për të konkurruar me klubet me të fuqishme (Chelsea, Manchester City etj.), prandaj duhet t’u japë mundësinë futbollistëve të rinj.

të fundit

Zyrtare: Bersant Celina bëhet pjesë e Al-Ettifaq në Arabinë Saudite

Mesfushori ofensiv i Kosovës, Bersant Celina, ka gjetur skuadrën e re, pasi është transferuar zyrtarisht te Al-Ettifaq në Arabinë Saudite.Klubi…

6 hours ago

Shqetësim për talentin gjerman, Kennet Eichhorn ndërpret përkohësisht karrierën për arsye shëndetësore

Një nga talentet më premtues të futbollit gjerman, Kennet Eichhorn, do të pezullojë përkohësisht karrierën pasi është diagnostikuar me një…

6 hours ago

Eric Wendt Confirmed by Senate as U.S. Ambassador to Albania, Appointment Awaits Trump’s Signature

Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar kandidaturën e Eric P. Wendt për postin e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri,…

6 hours ago

Librazhd Football in Mourning as Former Sopoti Captain and Coach Besnik Çota Dies

Sporti librazhdas është në zi. Mbrëmjen e kësaj të mërkure është ndarë nga jeta, pas një sëmundjeje të rëndë, Besnik…

6 hours ago

Fatal Accident in Durrës: Car Strikes and Kills Pedestrian; Driver Taken to Police Station

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës. Sipas informacionit paraprak të Policisë,…

6 hours ago

Futbolli shqiptar humbet Besnik Çotën, ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit ndahet nga jeta në moshën 56-vjeçare

Besnik ÇotaNdahet nga jeta Besnik Çota, ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit të Librazhdit [...]Read More...

6 hours ago