sport

Klubi slloven hap thesin për sulmuesin nigerian, Partizani bën rezistencë dhe refuzon ofertën e majme

Kristian Mba vijon të jetë në qendër të mer katos edhe në këto ditë të fundit. Sulmuesi nigerian aktualisht nuk është në dispozicion të trajnerit Shehi, pavarësisht se ka përparuar mjaft në programin e tij të rikuperimit.

“Panorama Sport” ka mësuar lëvizjet e fundit në klubin e kuq në lidhje me 24-vjeçarin. Para pak javësh gazeta mësoi interesin nga Sllovenia për nigerianin, teksa tashmë zbulohen detaje dhe shifra mjaft domethënëse për futbollin tonë. Klubi slloven i NK Celje ka bërë një ofertë të majmë për shërbimet e Mba. Ata kanë ofruar 350 mijë euro në formë direkte, teksa bashkë me bonuset në varësi të arritjeve të lojtarit dhe ekipit, operacioni do të shkonte 650 mijë euro në total. Burime pranë klubit bëjnë me dije se Partizani ka vendosur ta refuzojë këtë ofertë, duke i dërguar si përgjigje pretendimin 650 mijë eurosh në formë direkte.

Kjo përgjigje e drejtuesve të kuq i ka stepur sllovenët, që gjithsesi nuk e kanë thënë fjalën e fundit. Për shkak të marrëdhënieve me të dyja klubet, në këtë operacion ka pasur rol ndërmjetësues edhe ishsulmuesi i Dinamos, Agim Ibrahimi. Te Partizani, të gjendur mes faktit që kanë një skuadër plot me sulmues, tashmë do të ishin të gatshëm të negocionin për një shifër më të ulët.

Prej thuajse gjashtë muajsh Mba po vuan problemet fizike dhe nuk ka arritur të gjejë vazhdimësinë. Në këtë edicion ai numëron 753 minuta në total, të shpërndara në 14 ndeshje, ku ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar 1 asist. Sa i përket Celjes, është një klub i afirmuar tashmë në elitën e futbollit slloven, ku militon prej 10 vitesh dhe numëron 1 Kupë dhe 1 titull kampion. Në këtë edicion ndodhet në vendin e parë pas 19 javësh. /panoramasport/

të fundit

Vrasja brutale e Petrit Ndout! Bashkëshortja e tij rrëfen versionin e saj: U vra në pabesi për të shpëtuar të moshuarit

Një konflikt për motive të dobëta mes dy drejtuesve të automjeteve u kthye në një ngjarje tragjike gjatë orëve të…

26 minutes ago

“Qeveria më hajdute e Europës”/ Lapaj thirrje qytetarëve në Berat: Më 31 janar, bashkohuni masivisht në shesh

Kryetari i Lëvizjes "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj tha se, kryeministri Edi Rama drejton qeverinë më hajdute të Europës. Në një…

38 minutes ago

Stuhi e fuqishme dimërore paralizon SHBA-në, 730 mijë pa energji elektrike! Mbi 10 mijë fluturime të anuluara

Një stuhi masive dimërore, që shtrihet në të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara, ka lënë rreth 730 mijë persona…

55 minutes ago

“Më kanë rrahur dhe i kam rrahur”, Lim Hoti ndan detaje nga sherri me Finemin?

Lim Hoti ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një bisedë me Benitën, gjatë së cilës ka ndarë disa detaje nga jeta…

1 hour ago

Aksident në Bogë, motori i borës përplaset me shtyllën elektrike! Plagosen 4 persona

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Bogë të Rugovës, ku kanë mbetur të lënduar katër…

2 hours ago

Shtrëngata dhe reshje në nisje të javës, IGJEUM zbulon zonat problematike

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kushtet meteorologjike në vend për fillimjavën. Sipas të dhënave, në të gjitha…

2 hours ago