Milot Rashica mund të kalojë në Serie A, ku sipas raportimeve nga mediat turke, skuadra italiane Genoa ka bërë një ofertë për yllin kosovar të Besiktasit, i cili është një nga emrat më të kërkuar në këtë afat kalimtar nga klubet evropiane.
Në kohën kur Besiktasi po përgatit planifikimet për sezonin e ri, edhe emrat që mund të largohen nga skuadra po trajtohen me prioritet nga drejtuesit bardhezi.
Një nga ta është Rashica, për të cilin klubi nga Stambolli ka vendosur edhe çmimin e largimit – 8 deri në 9 milionë euro.
Genoa është e gatshme të përmbushë këtë shifër, dhe nëse palët arrijnë një marrëveshje përfundimtare, transferimi mund të zyrtarizohet së shpejti.
Rashica, ndonëse është përballur me disa lëndime gjatë sezonit të fundit, ka pasur një kontribut të rëndësishëm për Besiktasin, me 5 gola dhe 12 asistime në 41 paraqitje zyrtare.
Forma e tij ka tërhequr interesin e disa skuadrave, por Genoa duket se ka bërë hapin e parë konkret.
28-vjeçari nga Kosova ka luajtur më parë në Bundesliga me Werder Bremen dhe në Angli me Norwich City, ndërsa një kalim në Serie A do të ishte një hap i ri në karrierën e tij – dhe një mundësi për ta rifituar vazhdimësinë në një ligë të madhe evropiane.
Në rast se Genoa plotëson kërkesat financiare të klubit turk, Rashica pritet të nisë një aventurë të re në Itali.
Një 43-vjeçar mysliman është kthyer në simbol heroizmi në Australi, pasi ndërhyri pa asnjë armë dhe neutralizoi një nga autorët…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Paskuqanit ku një 64-vjeçar me iniciale H. P.,…
Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pagoi rreth 1 milion euro për shërbime mediatike,…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehu të dielën gatishmërinë për të hequr dorë nga përpjekja e vendit të tij për tu…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Kamzës ku një 65-vjeçar ka ndërruar jetë pasi…
Bashkëshortja dhe djali i Shpat Kasapit janë kthyer në Itali, por kësaj here rruga e tyre është bërë pa të!…