sport

Klubi i Premier League kërkesë zyrtare për Brojën

Sezoni i kaluar me Sauthemptonin duket se ka bërë që për Armando Brojën të ketë interesime të mëdha si brenda ashtu edhe jashtë Anglisë. Shumë klube të Premier Ligës kërkojnë shërbimet e sulmuesit, por jo vetëm nga Anglia, pasi ai kërkohet edhe nga Napoli.

Së fundmi, sipas asaj që shkruan “The Sun”, është Njukasëlli që ka rihyrë seriozisht në garë për të firmosur me shqiptarin. Klubi që ka ndërruar pronësi muajt e fundit, duke mos e pasur problem pjesën e financave, ka dërguar një kërkesë zyrtare te Çelsi për të marrë informacion rreth Brojës, duke mësuar edhe kushtet që kanë londinezët për të shitur 20-vjeçarin.

Të lidhura

None found

Objektivi i tyre kryesor, sulmuesi Ekitike, refuzoi kalimin në janar në Angli dhe mbylli sezonin te Reims, ndërsa tani është ende e paqartë se çfarë do të ndodhë me të, pasi edhe shumë ekipe të mëdha si Bajerni, PSG dhe Reali i Madridit kanë hyrë në lojë. Kështu që Njukasëlli nuk ka humbur kohë dhe ka kthyer në prioritet nënshkrimin me Armando Brojën.

INTERESIMET E TJERA – Në Premier Ligë, klube si Uest Hem, Notinghem dhe Everton janë të gatshme për të siguruar shërbimet e yllit shqiptar. Një tjetër klub i madh anglez i është bashkuar kësaj gare për të afruar 20- vjeçarin në skuadër. Bëhet fjalë për Lestërin, që u shpall kampion i Premier Ligës në vitin 2016.

“Dhelprat” po mendojnë të ndërtojnë një skuadër për të ardhmen dhe të shpresojnë sërish për një mrekulli si ajo e 6 viteve më parë. Kështu, Broja është në listën e të dëshiruarve nga Brendën Roxhers, gjithsesi 30 milionë eurot e kërkuara nga Çelsi duket se janë një pengesë për Lestërin, siç bënë me dije “Daily Mail”.

Tags: brojachelsea

të fundit

Hoti akuzon Qeverinë për shkelje ligjore: Projektbuxheti për vitin 2027 nuk u dorëzua brenda afatit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…

3 minutes ago

Diego Moreira, heroi i Milanit në derbi: Kuqezinjtë mund të paguajnë deri në 68 milionë euro për belgun

Diego Moreira ishte padyshim njëri prej protagonistëve kryesorë të fitores së Milanit ndaj Interit me rezultat 3-1. Në derbin e…

5 minutes ago

Sky News: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane…

11 minutes ago

Opposition criticizes the lack of a government plan, while LVV says the document will be approved soon

Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…

14 minutes ago

Nagavci: Capital investments in the 2027 draft budget exceed one billion euros

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në mbledhjen e 64-të të Këshillit…

14 minutes ago

Suspected of robbing four businesses in Shkëmbi i Kavajës, 31-year-old arrested and accomplice sought

Policia e Durrësit ka zbardhur katër vjedhje të kryera në biznese në zonën e Shkëmbit të Kavajës, gjatë një periudhe…

14 minutes ago