sport

Klubi i njohur anglez u interesua për De Gean, spanjolli refuzoi ofertën e tyre në çastet e fundit

David De Gea ka hedhur poshtë mundësinë për t’u rikthyer në Ligën Premier gjatë janarit, sipas raportimeve të fundit.

Spanjolli është një lojtar i lirë që prej largimit të tij nga Manchester United verën e kaluar. Ai i dha fund aventurës së tij në “Old Trafford” pas plotë 12 vitesh.

33-vjeçari më herët ishte lidhur me një kalim në Ligën Saudite, klubet e së cilës ishin gati t’i ofrojnë një pagë të majme vetëm për ta joshur atë për një kalim në Lindjen e Mesme.

Transferimi i tij atje ende nuk është realizuar, teksa tani thuhet se portieri veteran ka refuzuar një ofertë të një klubi të njohur anglez gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas The Athletic, Nottingham Forest u mundua të nënshkruajë me ish-portieri ne Manchester United, sidoqoftë De Gea e refuzoi ofertën ‘afatshkurtër’ të klubit anglez.

Forest më pas eventualisht kontaktoi me Arsenalin për të mësuar më shumë rreth situatës së Aaron Ramsdale i cili e ka humbur pozitën e startuesit, mirëpo në fund përfunduan duke transferuar portierin belg, Matz Sels.

De Gea i cili gjithashtu ishte lidhur me një kalim tek Newcastle United, vazhdon të mbetet lojtar i lirë dhe ka ende mundësinë që të sigurojë një klub të ri, ani pse afati kalimtar u mbyll ditën e djeshme./Telegrafi/

të fundit

Fsheu dënimin në Greqi! Mbërrin në KLGJ shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme për gjyqtaren Irena Gjoka! Prokuroria e Përgjithshme: Vendimi autentik

Ka mbërritur në Këshillin e Lartë Gjyqësor shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme për hetimet dhe verifikimet e kryera ndaj gjyqtares…

2 minutes ago

PS njoftoi seancë plenare nesër për Bordit e Paqes për Gazën, PD: Nuk jemi njoftuar nga Peleshi

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes një reagimi për mediat, ka bërë me dije se deri në orën 16:40 të…

29 minutes ago

Kurti: Ibrahim Rugova zë vend më vete në historinë e politikës dhe kulturës në Kosovë

Sot është shënuar 20-vjetori i vdekjes së Dr. Ibrahim Rugovës, Presidentit të Parë të Kosovës, liderit të shquar politik, intelektualit…

33 minutes ago

Aksident me pasojë vdekjen në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 36-vjeçarja

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në autostradën “Tiranë-Durrës”. Një automjet i drejtuar nga një 36-vjeçare, ka përplasur një…

59 minutes ago

Silvinjo shfaq optimizmin për play-off të Botërorit: Me Serbinë, Letoninë dhe Andorrën lojtarët kuptuan si të luajnë me kombëtare të rëndësishme

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka besim se Shqipëria mund të bëjë gjithçka mirë në play-off të Botërorit, për të…

1 hour ago

G Bani ironizon eliminimin e Erikut nga Big Brother VIP Albania: “VIP my ass!”

Eliminimi i Erikut nga Big Brother VIP Albania ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, por një nga më…

1 hour ago