Stiven Shpendi ende nuk ka gjetur golin e tij të parë me Empolin. Sulmuesi shqiptar nuk ka lënë ndikimin e pritur në Serinë A dhe klube të shumta kanë menduar të përfitojnë nga kjo situatë. Disa skuadra në Serinë B kanë shfaqur interes për talentin e Kombëtares U21 të Shqipërisë. Opsioni i huazimit një kategori më poshtë deri në fund të sezonit është hedhur si hipotezë. Por ky opsion do të mbetet vetëm në fazën e hipotezës.
Mediat italiane raportojnë se kontrata e Shpendit me Empolin e mban atë të lidhur me ekipin toskan. Empoli e ka transferuar sulmuesin shqiptar me formulën e huazimit deri në verën e 2025-s, kur do të ketë edhe detyrimin kontraktual për të blerë kartonin e tij. Duke qenë se deri në vitin 2025 Shpendi do të jetë pjesë e Empolit në formën e huazimit, e bën të pamundur largimin e tij diku tjetër gjatë kësaj merkatoje dimërore. /Sport Ekspres/
None found
Mungesa e besimit ndërmjet Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike arriti në pikën që demokratët t’i paraqisnin zyrtarisht kërkesën KQZ-së për…
Diant RamajMundësitë për të tashmen dhe të ardhmen bëjnë që Shqipëria të eksplorojë për yjet që do të rrisnin perspektivën…
Në mbledhjen e 20 nëntorit, Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh që lidhen me emërime në administratë, fondet e…
Drita ka nisur realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore të klubit, atë të shtrimit të tapetit me…
Arbër Çepani, fituesi i Big Brother-it të parë në Top Channel dhe tashmë një sipërmarrës i ftuar në një intervistë…
Vazhdon protesta e 174-tërt e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë. Qytetarët, pasi nuk u lejuan që të protestojnë tek bulevardi…