Klubet e inatosura të Premier Ligës kanë vënë në shënjestër organin drejtues me ankesa për blerjen e Newcastle United, duke bërë presion për një takim urgjent javën e ardhshme.
19 klubet janë bashkuar në kundërshtim me një konsorcium të udhëhequr nga Arabia Saudite, dhe po kërkojnë të dinë se çfarë ka ndryshuar dhe pse ata as nuk u njoftuan.
Kërkesa për takimin urgjent nuk është një përpjekje për të prishur marrëveshjen – sepse është tepër vonë – por një pasqyrim i ndjenjave të larta.
Klubet kanë shprehur shqetësimin se marka e Premier Ligës mund të dëmtohet nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF). Marrëveshja është kritikuar ashpër nga grupet e të drejtave të njeriut, veçanërisht pasi PIF – fondi sovran i pasurisë së shtetit – mbikëqyret nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman.
Ardhja e një grupi të ri pronarësh miliarderë do të ketë mërzitur klubet që shohin në horizont një Newcastle shumë më konkurrues dhe perspektivën e pasurisë, duke fryrë tarifat dhe pagat e transferimit, shkruan Guardian, transmeton Klankosova.tv.
Shefi ekzekutiv i ligës, Richard Masters dhe kryetari, Gary Hoffman, kanë marrë ankesa nga klubet të cilët nuk e kishin idenë se marrja e Newcastle ishte gati të miratohej. U propozua për herë të parë në mars 2020, por konsorciumi tërhoqi ofertën e tij katër muaj më vonë mes frikës në rritje se do të dështonte në testin e pronarëve dhe drejtorëve të Premier Ligës.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot në marrëdhënie do të ndjeni ngrohtësi dhe mbështetje nga partneri,…
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Stephan Lebert dhe Stefan Willeke publikuar në median gjermane "Die Zeit" ku…
BE i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, i cili u shpreh më herët se Brukseli ka…
Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës me revistën gjermane “Zeit” ka folur edhe për bashkëshorten e tij, Linda Rama. Ai ka…
Aksioni për pastrimin e territorit nga bagëtitë e djegura si pasojë e zjarrit të rënë disa ditë më parë vijon…
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Siç raportohet Meloni…