Blerja e Newcastle nga fondi saudit PIF nuk është parë me sy të mirë nga shumë klube angleze, të cilat u mblodhën menjëherë për të bllokuar disa rrugë sponsorizimi dhe për të bërë edhe më të vështirë punën e arabëve në krye të “Magpies”.
Këta të fundit janë në pozita mjaft të vështira në renditjen e Premier League dhe rrezikojnë rënien, ndaj drejtuesit e rinj të klubit janë vënë në lëvizje për të afruar 3-4 futbollistë me peshë në muajin janar, por edhe ky duket një mision i vështirë.
None found
Sipas mediave britanike, klubet angleze kanë bërë një pakt të heshtur për të mos shitur futbollistë te Newcastle, pasi e kanë më mirë të shohin “Magpies” të bien nga kategoria, sesa të marrin paratë e tyre në merkato.
Deri tani drejtuesit e Newcastle kanë shfaqur interes për disa futbollistë nga Premier League, por nuk kanë nisur negociata me asnjë prej tyre, ndaj do të duhet të shohin në tregun europian për të përforcuar ekipin.
Aktualisht Newcastle pozicionohet në vendin e parafundit të renditjes, me vetëm 5 pikë të grumbulluara në 11 ndeshje, ndërsa së fundi drejtimi i ekipit iu besua trajnerit Eddie Howe, i cili ka misionin të mbajë skuadrën në elitën e futbollit anglez. /SS/
Në Serbi pas 12-viteve, ka rënë Aleksandar Vuçiq nga pushteti, derisa drejtimin e këtij shteti do të marrë Lista Studentore…
Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, është arrestuar pas një aksioni policor në malet e Becit të…
Këtë të mërkurë, moti parashikohet të jetë pa reshje në të gjithë vendin. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale dhe maksimale…
Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike të…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…