Erling Haaland është nga lojtarët më të kërkuar në këtë merkato vere, por norvegjezi duket se edhe këtë sezon do të qëndrojë te Borussia Dortmund.
Së fundmi për fenomenin ka folur edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.
Liverpool nuk ka qenë një nga klubet më të afërt me norvegjezin në muajt e fundit, por Klopp është i vetëdijshëm se së shpejti ai do të ndryshojë ekip dhe njëkohësisht nxjerr “the reds” nga gara për shërbimet e tij.
“Herët a vonë Haaland do të ndryshoje skuadër, pasi një lojtarë si ai është e pamundur që të mos të synohet nga të gjithë klubet. Nuk e di nëse do të jetë vitin e ardhshëm, por Dortmund e di mirë që nuk do ta ketë dhe për shumë kohë në dispozicion. Unë nuk kam numrin e tij të telefonit! Ai është thjesht një lojtar shumë interesant dhe më pëlqen energjia e tij”, tha Klopp.
Përveç kësaj, trajneri gjerman vlerësoi vendin e tretë në Premier League sezonin e kaluar, pasi sipas tij nuk ishte e thjeshtë të arrihej me aq shumë dëmtime sa kishin “The Reds”.
“Vendi ynë i tretë ishte po aq i mirë sa titulli i vitit të kaluar. Problemi i madh ishte se duhej të luanim pa mbrojtje. Van Dijk, Matip dhe Gomez ishte jashtë dhe u desh shumë kohë që të arrinim të menaxhonin këtë situatë sepse ne kishim humbur të gjithë strukturën tonë”, deklaroi trajneri gjerman./albeu.com/
Dashi Kjo ditë e parë e shtatorit mund t’iu gjejë disi të tensionuar. Do të ndiheni disi konfuz, sidomos në…
Parku Kombëtar i Thethit, një nga perlat natyrore të Alpeve Shqiptare dhe një nga zonat më të mbrojtura ligjërisht në…
Një incident në skenën e teatrit i kushtoi jetën aktorit të “Portokallisë”, Emir Hoxhaj, teksa luante një rol disa vite…
Gazetari Mero Baze thotë se SPAK është i frikësuar nga Sali Berisha dhe nuk ndjek procese reale, që lidhen me…
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se do të vendosë tarifa prej 25 për qind ndaj Japonisë dhe Koresë së…
Alarmi për fenomene ekstreme vazhdon në 12 rajone të Italisë. Mbrojtja Civile ka lëshuar alarmin portokalli për ditën e sotme…