sport

Klopp nuk e fsheh zhgënjimin pas humbjes ndaj Leicester: Nuk pashë asgjë në fushë

Liverpool nuk humbiste në kampionat prej shtatë javësh. Ekipi i Jurgen Klopp u mposht 1-0 nga Leicester City në një ndeshje ku Momo Salah humbi një penallti në pjesën e parë.

Disfata e dytë sezonale në Premier League për “The Reds”, të cilët renditen në vend të dytë me 6 pikë më pak se Manchester City. Jurgen Klopp foli pas ndeshjes me “Dhelprat”, ku ndër të tjera tha:

Nuk më pëlqeu fare paraqitja jonë, luajtëm një ndeshje shumë të çuditshme. Krijuam raste, ndërsa ata shënuan golin. Shkaku i humbjes është i thjeshtë: nuk bëmë aq sa duhet për të mposhtur Leicester City.

Ata e merituan fitoren. U bënë disa performance nën nivelin normal. Është detyra ime t’i kuptoj këto lloj gjërash përpara fillimit të ndeshjeve. Kush lojtar është në formë dhe kush jo.

Shumë herë këta djem më kanë dhënë mundësinë të them: ‘Wow, çfarë ndeshje’. E them përsëri ‘wow’, por në mënyrë krejtësisht të kundërt.

Nuk pashë asgjë të bukur ndaj Leicester. Nuk dukeshim sikur ishim ne, kjo është padyshim e vetmja gjë për të cilën duhet të mendojmë dhe të ndryshojmë menjëherë”, deklaroi Klopp. /albeu.com

të fundit

Horoskopi 27 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni…

15 minutes ago

I tha “po” yllit të NFL, zbulohet çmimi marramendës i unazës së fejesës së Taylor Swift

Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik…

34 minutes ago

NATO planifikon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën: 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit

NATO synon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën në 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2025, deklaroi Kryetari…

43 minutes ago

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjes. Sipas informacioneve…

1 hour ago

Rusia do të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës

Rusia po planifikon të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës, sipas një dekreti të…

1 hour ago

Shpërthim tritoli në një banesë në Fushë Kuqe, dyshohet se shënjestra ishte ish-banori i BBV-së, Jozefin Marku

Një shpërthim tritoli është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Sipas burimeve,…

2 hours ago