sport

Klopp me kritika të ashpra në drejtim të VAR-it, pretendon se Liverpoolit iu mohua një penallti

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka pasur të vështirë ta fsheh nervozizmin e tij me gjyqtarët pasi ekipit të tij iu mohua një penallti në ndeshjen ndaj Arsenalit.

Liverpool u ndal me barazim 1-1 nga Arsenali në “Anfield”, një rezultat që i shkoi përshtati mysafirëve pasi në këtë mënyrë ata e ruajtën lidershipin në Ligën Premier.

Arsenal mori epërsinë pas një goli me kokë të Gabriel Magalhaes pas vetëm tre minutave lojë.

Liverpooli iu kundërpërgjigj mirë dhe menduan se kanë fituar një penallti kur mesfushori i Arsenalit, Martin Odegaard e preku topin me dorë brenda zonës së rrezikshme..

Përkundër faktit që regjia vazhdimisht e ripërsëriste rastin kur Odegaard rrëshqiti dhe e preku topin me dorë, VAR-i nuk ndërhyri për të dhënë penallti në favor të Liverpoolit, diçka që shkaktoi zemërim të madh në mesin e tifozëve të këtij ekipi.

“Jam shumë i sigurt se dikush do të ma shpjegojë mua dhe do të më thotë se nuk ishte prekje me dorë, por nuk e di se si”, ka thënë Klopp pas ndeshjes kur u pyet për këtë rast.

“Nuk mund të them se gjyqtari nuk mundi ta shoh pasi nuk e kam idenë se ku ishte ai në atë moment. Por kur dikush ulet në zyrën e tyre, si munden ata të mos vijnë në përfundim se ja vlente ta rishikonin edhe një herë”, u shpreh ai.

Në një tjetër intervistë për beIN Sports, Klopp ‘sulmoi’ ish-gjyqtarin e Ligës Premier, Dermot Gallagher, i cili vazhdimisht i diskuton vendimet e VAR-it në studion e Sky Sports.

“Mendoj se të gjithë mund të pajtohemi se ishte prekje me dorë, por dikush nesër do të gjejë diçka rreth kësaj. Mr. Dermot me shumë mundësi do ta shpjegojë dhe do të na tregojë se pse nuk ishte prekje me dorë”, përfundoi tekniku gjerman. /Telegrafi/

të fundit

Gjyqi për ish-krerët e UÇK-së/ Prokurorja e Hagës kërkon 45 vite burg për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin

Këtë të hënë, në Gjykatën Speciale në Hagë, nisën deklaratat përmbyllëse për rastin gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi,…

5 minutes ago

Identifkohet një nga personat që dhunoi avokatin e Ilir Metës (EMRI)

Gazetarja e njohur Anila Hoxha, teksa fliste për emisionin “Breaking", ka dhënë detaje të reja në lidhje me dhunimin e…

24 minutes ago

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, pak para nisjes në Bruksel

Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama, ka mbledhur  grupin parlamentar. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste,  është mbledhur për të diskutuar…

38 minutes ago

Aksident në aksin Vlorë-Selenicë/ Makina përfundon në kanal, një vajzë dërgohet me urgjencë në spital

Mëngjesin e sotëm, një aksident është regjistruar në rrugën që lidh Vlorën me Selenicën. Sipas informacioneve, raportohet se pranë fshatit…

1 hour ago

Familja Kola u shua në Itali, mblidhen 75 mijë euro për kthimin e 4 trupave në Shqipëri dhe shpenzimet e funeralit

Fushata e solidaritetit është iniciuar nga Durim Kola, vëllai i 48-vjeçarit Arti Kola, një nga viktimat e tragjedisë. Fondet e…

2 hours ago

Juljan Shehu: E njohim mirë Poloninë, kemi stil italian

Mesfushori i Kombëtares Julian Shehu, po bën një sezon shumë të mirë në aspektin personal në kampionatin polak, aty ku…

2 hours ago