Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp foli në një konferencë shtypi në prag të ndeshjes kundër Portos.
Shqetësimi për tre golat e pranuar në Premier: “Nuk është shumë shqetësuese, nuk duhet t’i bëjmë gjërat më të mëdha, por duhet të tregojmë një reagim, kjo është e sigurt. Mendoj se është vërtet e vështirë të fitosh një ndeshje futbolli kur ju nuk mbroheni mirë dhe kjo është ajo që ne nuk bëmë.
Porto është padyshim një ekip tjetër qe do të luajë me një stil tjetër, por gjithashtu do të tentojne thellësine, ata do të kërkojnë topat e dytë. Ne patjetër që duhet të përmirësohemi si repart, por kjo nuk është koha për t’u shqetësuar për asgjë. Ne padyshim folëm për këtë dhe e dimë se duhet të përmirësohemi “,
Porto ndryshe nga ai me të cilin u përball Liverpool në 2018 dhe 2019: “Porto gjithmonë ndryshon pak sepse padyshim që ata kanë lojtarë që largohen dhe lojtarë që vijnë. Megjithatë, ata gjithmonë kanë të njëjtin menaxher”.
“Unë nuk i numëroj pikët që nuk kemi, nuk e kam bërë kurrë dhe nuk e kuptoj se si funksionon ky arsyetim. Ky është një grup i vështirë dhe ne duhet të marrim po aq pikë sa te mundemi në një kohë të shkurtër. Por kjo nuk do të thotë asgjë. Ndeshja Atletico-Porto, të cilën padyshim e pamë, ishte shumë e vështirë dhe Porto meritonte të fitonte. Kjo thotë shumë për ekipin me të cilin do të përballemi nesër. Ju kurrë nuk fitoni më parë duke luajtur”.
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin italian të Gubbios Itali, ku një 53-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga…
Të paktën 84% e personave që plotësuan një sondazh të “Monitor, thanë se do të pushojnë apo kishin pushuar këtë…
Kushdo që promovon kalime ilegale nëpërmjet Kanalit të La Manshit, apo reklamon pasaporta të rreme në rrjetet sociale mund të…
Sot, më 3 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.8 lekë dhe shitet me 84.3 lekë. Euro, blihet me 96.2…
Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot të kthjellët në…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhënie sot ndiheni të mbështetur nga partneri, ndërsa beqarët mund…