Jurgen Klopp ka folur për përplasjen me trajnerin e Arsenal, Mikel Arteta.
Incidenti ndodhi pasi Sadio Mane dhe Takehiro Tomiyasu patën një duel ajror për një goditje me kokë, me menaxherin e Arsenalit që bëri thirrje që ylli i Liverpoolit të ndëshkohej.
Klopp reagoi ndaj ankesave të stafit të Arsenalit dhe tha se është i lodhur nga trajnerët që sulmojnë sulmuesin Mane dhe kërkojnë ndëshkimin e tij pas çdo ndërhyrje.
“Nuk ishte e planifikuar – situata ishte që Sadio bëri një ndërhyrje të pastër, asnjëri nuk bëri faull dhe ata u ngritën dhe për mua është paksa e qartë se nuk kishte asgjë”, ka thënë fillimisht Klopp për BBC.
“Ai është thjesht një lojtar fizik – nuk mund ta bësh këtë, ndodh shumë shpesh dhe nuk është e drejtë. Kur ata ngrihen nga bankina është e vështirë të mos ngrihesh dhe të thuash diçka”.
“Ishte për situatën që nuk ishte faull nga Sadio [Mane], por bankina e Arsenalit u ngrit sikur të ishte një karton i kuq. Unë pyeta se çfarë duan në atë situatë”.
“Ne duhej të hiqnim Sadion kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve sepse ata donin që ai të merrte një karton të verdhë. Gjyqtari bëri shumë mirë në atë situatë – e meritova një karton të verdhë. Nuk ishte në rregull dhe kjo është ajo që thashë. Thjesht ndodhi në moment”.
“Nëse do të ishte një ndërhyrje e ashpër, ne jemi të gjithë kështu, por nuk ishte asgjë, ai as nuk e preku atë, ishin vetëm dy lojtarë që luftuan në ajër. Dhe reagimi i Artetës nuk ishte në rregull dhe kjo është ajo që unë thash”, përfundoi gjermani.
Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025 Dashi Falë ndikimit të njëhershëm të Hënës, Venusit dhe Jupiterit, shpirti juaj do ndihet…
Sardenja po përjeton një tjetër ditë të vështirë, teksa zjarret vijojnë të përhapen në disa zona të ishullit, me situatën…
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka paralajmëruar arrestimin për korrupsion të ish-kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi. Sipas…
Një 33 vjecar i identifikuar si Elmaz Fejzaj u arrestua nga Policia e Vlorës, si përgjegjes për ndezjen e zjarrit…
Drafti për Kodin e Ri Penal u prezantua të premten nga Ministrii Drejtësisë Ulsi Manja, drejtuesi i grupit të punës…
Enkileda Carja nuk ndalet. Peshëngritësja e talentuar shqiptare ka arritur të tjera rezultate të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare, duke u…