Jurgen Klopp, ish-trajneri i Liverpoolit, është shprehur edhe një herë për pushimet e hidratimit që po zbatohen në çdo takim të Kupës së Botës 2026 për shkak të temperaturave të larta në Shtetet e Bashkuara.
Trajneri gjerman theksoi se këto ndërprerje janë të dobishme për futbollistët, megjithatë ai la të kuptohet se kohëzgjatja e tyre mund të jetë më e madhe sesa duhet.
None found
“Është shumë vapë dhe është mirë për lojtarët. A është mirë për trajnerët? Po, do të më kishte pëlqyer shumë. Ndoshta është paksa e tepërt tani”, u shpreh Klopp.
Sipas tij, këto pushime zgjasin më tepër se sa do të nevojitej vetëm për marrjen e lëngjeve, edhe pse ai vuri në dukje se ato mund të kenë vlerë edhe për publikun në stadium.
“Është padyshim shumë e gjatë sepse për të pirë, nuk të duhen dy minuta e gjysmë apo diçka e tillë. Por kjo është çështja. Ka përdorimin e vet dhe kur je në stadium, është në rregull sepse ke një shfaqje të vogël – në Dallas me nxitëset e tifozëve, të cilën e shijova në ekranin e madh”, deklaroi ai.
Klopp shtoi se për ata që i ndjekin ndeshjet nga shtëpia, këto ndërprerje mund të mos jenë po aq të mirëpritura, pasi shpeshherë shoqërohen me reklama televizive.
“Është plotësisht në rregull, por e kuptoj kur rri në shtëpi dhe pastaj fillojnë reklamat… por duke qenë në moshën time, është një pushim i mirëpritur të shkosh në tualet!”, përfundoi me humor ish-trajneri i Liverpoolit.
Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) kanë paralajmëruar për sot protestë në orën 10:00 para Gjykatës Supreme në Prishtinë, në…
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) do të mbajë të hënën, më 12 tetor, mbledhjen e 12-të të radhës, në…
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot në orën 11:00, në rend dite edhe përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të…
Administrata Trump ka paralajmëruar Ukrainën dhe aleatët evropianë se Shtetet e Bashkuara mund të pezullojnë shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3lekë dhe do shitet me 82.2…
Java do të startojë me një përmirësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e Shqipërisë, duke lënë…