sport

Klopp: Kemi motiv mjaftueshëm të mos përsëritet finalja e parë me Realin

Finalja e vitit 2018 me siguri nuk është harruar te Liverpool. Motivimi është maksimal, pasi nesër ndaj Real Madrid luhet finalja e Champions League. Gjermani nuk e di se si do të dalin, por mendon vetëm për fitoren.

“Nuk e di se si do të dalë ndeshje, ne duhet ta bëjmë këtë pyetje në fund të sfidës. Luajmë përballë ekipit me më shumë trofe, me një trajner që i ka fituar të gjitha. E vetmja gjë që po mendojmë është se si ta fitojmë ndeshjen”.

Të lidhura

None found

“Ne humbëm ndeshjen në vitin 2018, por jemi të gjithë të motivuar nga disa gjëra të ndryshme. Ne kemi 25-26 lojtarë dhe të gjithë janë të motivuar në një tjetër mënyrë. Nuk e kemi harruar atë që ndodhi në Kiev, por kemi mjaftueshëm motivim për mos ta lënë të ndodhë sërish”.

“Favoriti? Nëse mendon për historinë, eksperiencën e kundërshtarit, se si Reali i Madridit është kthyer në situata të caktuara, mendoj se është Reali. Nëse ne jemi në formën më të mirë, atëherë mendoj se është vështirë të luash kundër nesh. Siguria e lojtarëve të Realit do të jetë shumë e lartë dhe kjo është diçka e rëndësishme në futboll”.

“Kur je në një skenë të madhe, do të duhet të bësh një performancë të madhe. Ne e bëmë në Kiev. Ne mësuam se si të fitonim. Askush nuk mund të ndihmoj, të duhet kohë. Kam humbur shumë finale në jetën time. Djemtë janë rritur vërtetë në tre vitet e fundit”.

“Fakti që nuk luhet në Rusi? Jam i lumtur që sfida luhet këtu për mijëra arsye. Lufta po vazhdon akoma dhe ne duhet të mendojmë për këtë gjë. Loja po vazhdon dhe që nuk luhet në Shën Petërsburg është mesazhi i duhur. Ne do e luajmë këtë ndeshje edhe për njerëzit që luftojnë dhe na shikojnë nga Ukraina”. /h.ll/albeu.com

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

1 hour ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

2 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

2 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

2 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

2 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

2 hours ago