sport

Klopp flet për lojtarët e lënduar në skuadër dhe tregon kohën e rikthimit të tyre

Liverpooli ka arritur fitore në finalen e Carabao Cup ndaj Chelseat me rezultat minimal 1-0 pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.

Jurgen Klopp ka dhënë përditësime për pesë lojtarë përpara ndeshjes së Liverpool në FA Cup kundër Southampton të mërkurën.

“Në një botë ideale ju do të mendonit për ndryshimet për ndeshjen e Southampton”, tha trajneri gjerman.

“Ne nuk jetojmë në një botë ideale për momentin, por nuk e kam bërë ende formacionin. Edhe dy orë deri në takimin tonë, do të shohim. Lojtarët do të vijnë dhe do të kontrollohen. Dje ishte një ditë vlerësimi për fitimin e kupës”.

“Ryan Gravenberch pësoi një dëmtim të rëndë në finalen e Kupës së Ligës dhe u detyrua të largohej nga fusha në pjesën e parë. Lëndimi “mund të ishte shumë më i keq”, tha Klopp, duke shtuar se mesfushori do të jetë jashtë të paktën dy ndeshjet e ardhshme.

Tutje Klopp foli edhe për rikthimin e mundshëm të Mohamed Salah, Darwin Nunez apo mesfushorit hungarez Szoboszlai.

“Ne kemi nevojë për mrekulli me disa lojtarë, prandaj nuk dua të përjashtoj askënd, por është prekje dhe largim. Darwin , Mo Salah, Dominik Szoboszlai, duhet të shohim,” shtoi ai.

“Wataru Endo gjithashtu pati një goditje të madhe, kështu që nuk do të thoja se është ‘shumë përmirësuar’ që nga e diela”, deklaroi Klopp.

Liverpooli të mërkurën mbrëma luan në Anfield përballë Southamptonit në kuadër të Kupës FA. /Telegrafi/

të fundit

736 mijë lek rrogë në muaj/ Kush është juristja e Ermal Beqirit që doli pronare e Jahtit luksoz

Nga dosja e Prokurorisë së Posaçme Anti korrupsion (SPAK), për Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI),  rezulton se biznesmenit…

6 minutes ago

E rëndë në Shkodër/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 27-vjeçari

Këtë të premte rreth orës 11:40, një ngjarje e rëndë është regjistrua në Koplik të Shkodrës, ku sipas informacioneve policore,…

45 minutes ago

PD thirri Këshillin e Mandateve për heqjen e imunitetit të Ballukut, Peleshi u mbyll derën deputetëve, Bylykbashi: Kryetari ka bllokuar mbledhjen, po pengon drejtësinë

Deputetët e Partisë Demokratike, kanë denoncuar se Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka urdhëruar mbylljen e sallës së mbledhjes së…

1 hour ago

Berisha zbulon skenarët e opozitës në 2026: Rruga është qëndresa, në janar nisim betejën tonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vendosur që aksionin opozitar ta vazhdojë në janar. Nga ‘foltorja’ në Manëz, kreu…

1 hour ago

Pas një mungese të gjatë, Gjesti rikthehet për Krishtlindje!

Pas një periudhe të gjatë të shkëputur nga jeta publike dhe rrjetet sociale, shkaktuar nga humbja e vëllait, këngëtari i…

2 hours ago

Hetimet për Ballukun/ SPAK urdhëron kontrolle për personat e lidhur me zv.kryeministren, mes tyre edhe biznesmenë

Policia e Shtetit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), vijon kontrollet në kuadër të hetimeve për numrin dy të…

2 hours ago